BLEJ.COM - Vendi ku shqiptaret blejne ne Internet Llogaria ime  permbajtja e shportes  Pagesa  
  Kreu » Katalog » Libra » Autore shqiptare » Studime » Llogaria ime  |  permbajtja e shportes  |  Pagesa   
Kategorite
Libra-> (120)
  Autore shqiptare-> (85)
    Biografi dhe kujtime (8)
    Fjalore dhe metoda (6)
    Libra kuzhine (4)
    Poezi (18)
    Proze artistike (29)
    Romane (2)
    Studime (5)
    Tekste mesimore (9)
    Tregime dhe novela (4)
  Autore te huaj-> (35)
Lule ne Tirane-> (21)
Hardware-> (6)
Software-> (2)
DVD-> (128)
Fjalore elektronike (8)
Prodhuesit
Cka te reja? Me shume
Amaneti - Tregimet e fundit nga Teodor Keko
Amaneti - Tregimet e fundit nga Teodor Keko
$20.00
Kerkim i shpejte
 
Perdor fjalet celes per te gjetur produktin qe kerkon.
kerkim i avancuar
Informacion
Postimet dhe kthimet
ruajtja e fshehtesise
Kushtet e perdorimit
Na kontaktoni
Une dhe ti ne shoqerine shqiptare $15.00

Une dhe Ti ne Sheqerine shqiptare" eshte nje hulumtim ne formen e nje esse-je mbi njeriun, qytetarin e sotem shqiptar. Duke evidentuar diferencat ne mentalitet krahasuar me ate europian, autori rreket te jape nje tablo te hithte te realitetit shqiptar, pasoje kryesisht e deformimeve te psiqikes shqiptare nder shekuj. Autori thekson rrugen e veshtire - por, sidoqofte shpreson - ne transformimin e tij ne qytetar europian." Ja parathenia e Librit : PSE-TĖ” E NJĖ DIPLOMATI Nė librin “Unė dhe Ti nė Shoqėrinė Shqiptare”, diplomati Harilla Goga, vjen me njė prurje tė re pėr lexuesin shqiptar mbas 5 botimeve tė mėparshėm tė tij; 3 nga fusha profesionale; “Komuniteti Evropian, TPE”, “Njohuri mbi Bashkimin Europian”(bashkautor) e “Shqipėria mes zhvillimeve tė sotme ndėrkombėtare” dhe 2 romanet; “Pazari i madh” dhe “Diplomati”. Libri ėshtė njė ese e gjatė ndėrtuar mbi bazėn e njė koncepcioni pragmatik, ku gėrshetohen eksperiencat dhe njohjet e drejtpėrdrejta individuale me interpretimet e thella meditative. Midis kėtyre dy poleve shtrihet njė realitet i hidhėt social mbi tė cilin autori operon deri nė qelizat mė tė imta tė tij, pėr tė zbėrthyer njė nga enigmat mė tė vėshtira; zhvillimet problemore nė formimin e psiqikės shqiptare. Pikėrisht, pėr ta dhėnė sa mė tė qartė e mė tė kuptueshėm kėtė realitet, ai e konturon atė mbi bazėn e njė diagrame psikologjike tė mbėshtetur mbi dy segmente koordinatave; segmenti gjeografik dhe ai historik. Segmenti gjeografik i njė vendi ka tė bėjė me fatin e tij mbi shtrirjen nė hartėn e pėrgjithshme globale. Ky fat e ka bėrė Shqipėrinė tė ndodhet nė udhėn e kalimit tė pėrhershėm midis lindjes e perėndimit, nė njė kufi luftėrash, ku perandoritė e mėdha, mbretėritė e mėdha dhe fuqitė e mėdha, e kanė parė si njė vend tė skajshėm dhe objekt tė kancelarive tė tyre. Ndėrsa segmenti historik, nė vėshtrimin analitik tė kėtij autori, pėrdoret si njė referencė dhe ballafaqim midis kohėve, ngjarjeve dhe rrethanave tė caktuara nė sisteme dhe kushte tė caktuara, pėrmes tė cilave ka kaluar dhe ėshtė farkėtuar ndėrgjegjja jonė kombėtare. Mbėshtetur ndėrmjet kėtyre dy segmenteve, diagrama e psiqikės sonė aktuale, shfaqet me forma deformuese si rrjedhojė e trysnive tė ushtruara mbi tė, tė kulturave tė ndryshme nė epoka dhe rrethana tė ndryshme. Autori synon evidentimin kritik tė tyre,duke ngritur trishtueshėm njė nga pyetjet mė preokupuese tė ditės: Pse vonohet kaq shumė integrimi ynė nė familjen e madhe europiane? Kjo pyetje e ka bėrė autorin e kėtij libri tė zhbiroi, pėrmes metodės krahasuese tė fakteve dhe ngjarjeve, gjithė eksperiencat e tij tė punės, duke na i dhėnė ato nė nivelet e njė rrafshi komunikues, qė i ngjan mė tepėr njė bisede tė thjeshtė “gju mė gju” me njerėzit, sesa njė komunikimi akademik, mbushur me referenca dhe filozofira tė larmishme e tė vėshtira pėr t’u kuptuar nga kushdo. Kahu hulumtues i tij, fillon nga individi nė drejtim tė kolektivit, nga e veēanta tek e pėrgjithshmja. Nėpėrmjet rasteve dhe ndodhive konkrete, ai argumenton mendimin e vet tek “unė” dhe tek “ti”, si pjesė pėrbėrėse e shoqėrisė shqiptare. Kėtu qėndron edhe veēoria mė e spikatur e kėtij libri; komunikimi masiv, efekti masiv dhe interpretimi masiv. Mjaft autorė nė libra tė tillė do tė pretendonin drejt njė stili “tė lartė” shkencor, do vishnin “gėzofin akademik” dhe do hapnin portėn e “minierave” tė tyre kulturore, pėr ta bėrė atė njė libėr elitar. Pėrkundrazi, Harilla Goga nuk synon kėtu tė nxjerri njė libėr “nga librat” dhe as nga dosjet e zverdhura tė arkivave. Ai synon njė prurje krejt origjinale, me ndodhitė dhe interpretimet e tij tė gjalla e tė drejtpėrdrejta. Pra, nė vend tė njė akademiku pozant e hijerėndė ai ka zgjedhur tė jetė njė “Shėn Llazar” i popullit tė vet, qė di ta vendosi dorėn nė plagėn e maisur tė kėtij kombi nga e cila, nė vend tė limfės sė turbullt, rrjedh prej shekujsh, ulėrima e prapambetjes sė dhimbshme. Ai shfaqet kėshtu njė intelektual sipėran e i pėrgjegjshėm i cili bėn me ndėrgjegje tė pastėr detyrėn e interpretimit tė kohės sė vet. Nė ēdo rresht tė librit ndihet prej autorit njė psherėtimė e bardhė faji. Duket se ai nuk e ndan kurrsesi vetveten nga fati i pėrbashkėt i shoqėrisė shqiptare. Integrimi, ky term hipokrit mbarsur me ėndrrat mashtruese tė politikanėve tanė, ka vite qė endet nė imazhet e shqiptarėve, si njė “tokė e premtuar”, por e largėt. Kjo tregon se shqetėsimi i autorit ėshtė sa emotiv aq edhe logjik. Duket qė Harilla ka shkruar me ndjenjė tė thellė pėrjetuese dhe ka derdhur mbi tė pezmin e tij shpirtėror, konvertuar nė dhimbje e stres. Dhimbja dhe arsyeja janė dy nga elementėt bazė qė e pėrshkojnė nga fillimi deri nė fund dhe i japin nervin e duhur prozės sė kėtij autori. Me enigmėn e zhvillimit tonė, janė marrė nė ēdo kohė, bijtė mė tė shqetėsuar tė kėtij vendi. Mjaft prej tyre e kanė konstatuar zgjidhjen e tij brenda “vetave tona”, brenda njė psiqike tė sėmurė. “E keqja mė e madhe e shqiptarėve vjen nga vet shqiptarėt”, do tė thoshte dikur Faik Konica. Pikėrisht ky iluzion konfigurohet edhe tek autori i kėtij libri. Ai rreket ta zbėrthejė kėtė enigmė nėpėrmjet elementit historik tė popullit tonė. Ky ėshtė njė pozicion sa i vėshtirė aq edhe serioz sepse ėshtė udha e vetme e depėrtimit analitik tė fakteve. “Tė mos kuptuarit e tė tashmes, lind nė mėnyrė tė pashmangshme nga mosnjohja e sė kaluarės” thotė studiuesi i mjeshtėrisė sė historisė, Marc Bloch. Nė kėndvėshtrimin e kėtij libri synohet pikėrisht ky vlerėsim i tillė: Realiteti i vlerėsuar nė tė gjitha kohėrat dhe e sotmja vjen nė mėnyrė tė pashmangshme si njė rezultante e realiteteve tė shkuara. Harilla Goga ndihet mjaft i shqetėsuar pėr anėn historike tė problemit. Duket kėtu se mendimi i tij pėrputhet me arsyetimin filozofik tė Marin Barletit i cili thoshte se “Historia na tregon gjurmėt qė duhet tė ndjekim nė jetė”. Kėto gjurmė vijnė tė pėrhumbura nė shekujt e pushtimeve tė huaja. Harilla e shikon kėtė fakt si njė devijato tė psiqikės sonė, shkaktuar nga ndikimi i kulturave orientale mbi trashėgiminė tonė oksidentale. Ėshtė njė faktor ky qė ka ndikuar trishtueshėm nė psiqikėn tonė kombėtare. Krenaria e sėmurė, mburrja, egoizmi, xhelozia, thashetheme, mospranimi i mė tė aftit dhe mė tė ndershmit, pėrbėjnė “gurėt e errėt” nė gjerdanin e kėsaj psiqike. Filozofia e interpretimit tė tyre mbi krahasimin dhe digresionin kohor, “gdhend” nė kujtesėn e lexuesit edhe nevojėn e madhe tė korrigjimit tė saj, nė pėrputhje, me mėnyrat e reja tė gjykimit dhe kėrkesat bashkėkohore tė zhvillimit dhe edukimit me elemente tė qytetarisė demokratike. Njė nga kėto nevoja aq tė domosdoshme nė jetėn e shqiptarėve, ėshtė edhe toleranca. Toleranca, si njė element i rėndėsishėm i bashkėpunimit komunitar ėshtė ndėrkohė edhe njė etalon i vlerave tė vėrteta tė njė shoqėrie demokratike, nė relacion me zhvillimet bashkėkohore tė popujve tė tjerė. Harilla Goga i mėshon pikėrisht vullnetit tė mirė tė bashkėpunimit, kuptimit tė konfliktit tė pashmangshėm dhe domosdoshmėrisė sė tolerancės, aq tė munguar tek shqiptarėt. Kjo pėrbėnė edhe njė nga “shenjat” mė tė dukshme deformuese tė psiqikės sonė, pasqyruar nėpėrmjet diagramės sė sajė, dhėnė nė faqet e kėtij libri. Parė nga ky kėnd, libri pėrbėn njė shtjellė mendimesh qė rrahin drejt njė vėshtrimi modern tė sė ardhmes. Gjithė diagrama e psiqikės sonė kombėtare dhėnė nėpėrmjet elementit historik, fatit tė pashmangshėm gjeografik dhe trysnisė primitive tė robėrimit shekullor, gjykohet nga autori dhe interpretohet prej tij, nė shėrbim tė edukimit qytetar tė shqiptarėve. Kjo do tė thotė se libri nuk ka nė thelb vetėm zhbirimin e defekteve tė psiqikės sė njeriut dhe transparencėn e saj mbi origjinat e hershme mesjetare, por edhe zhvillimet e reja tė kėsaj psiqike, nė planet e kulturave integruese europiane. Nė kėtė plan, ky libėr ėshtė “udha e qumėshtit” nė qiellin e vėrejtur tė zhvillimit social, nė dritėn e tė cilit, shquhet udha e vėrtetė e integrimit tonė europian. Nė kėtė kuptim, “Unė dhe ti nė shoqėrinė shqiptare”,me dritėn kuptimore tė pėrmbajtjes sė vetė, pėrbėn njė prurje tė re nė bibliotekat tona, sa interesante, aq edhe tė domosdoshme pėr njohjen e problemeve tė mprehta politike dhe sociale tė popullit tonė. Nuri PLAKU

Ky produkt eshte futur ne katalogun tone ne Tuesday 11 May, 2010.
Vleresime
Shporta Me shume
1 x Une dhe ti ne shoqerine shqiptare
$15.00
Njoftime Me shume
NjoftimeMe njefot mua per te rejat Une dhe ti ne shoqerine shqiptare
Tregoi nje shoku
 
Tregoji dikujt qe ti njeh rreth ketij produkti.
Vleresime Me shume
Shkruaj nje vleresimShkruaj nje vleresim per kete produkt!
Gjuha
English
Monedha

Copyright © 2010 BLEJ.COM - Vendi ku shqiptaret blejne ne Internet
Powered by blej.com