|
Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Gjarpri dhe heronj tė tjerė
Kategoria : Roman
ISBN: 99927-1-880-3
Viti: 2005
Shtėpia Botuese : Toena
Formati : 13x20
Faqe : 312
|
 |
Bashkim Shehu ėshtė njė nga shkrimtarėt shqiptarė mė
produktivė tė ditėve tona. Qė prej vitit 1993 e deri mė sot ka botuar nė
mėnyrė sistematike ēdo vit e mė shumė vepra tė tij.
Prej vitit 1997 ai jeton nė Barcelonė. Aktualisht punon si kėshilltar
pėr Europėn Lindore nė Qendrėn e Kulturės Bashkėkohore tė
Barcelonės.
Disa prej librave tė shkrimtarit Bashkim Shehu janė botuar nė
gjuhė tė ndryshme tė botės, si: Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit (roman);
Rrėfim ndanė njė varri tė zbrazėt (roman autobiografik); Vjeshta e
ankthit (roman); Gostia (roman) dhe dy pėrmbledhje me tregime. |
|
Rreth librit: Gjarpri dhe heronj tė tjerė
Ėshtė njė rrėfenjė e vuajtjeve, qė mbush fletėn e bardhė duke
u zmadhuar nga shkrimi pashmangėsisht i dendur, ashtu si dendėsimi i territ tė
botės nė njė pyllishte tė humbur jashtė njėmendėsisė sė botės, duke u dendėsuar
si pėr tė fshehur diēka, Gjarprin e Madh, ose atė tjetrin, dyzimin e tij tė
zvogėluar, gjarprin qė shfaqet nė tri ėndrra ėndrra tė njėpasnjėshme, trilogji
ėndrrash, tri ėndrra nė njė. Gjarpri i Madh ėshtė i gjithėgjindshėm. Ai ėshtė
Krijuesi i Gjithėsisė dhe vetė Gjithėsia, tė ēon nė Ferr dhe ėshtė vetė Ferri.
Gjarpri i Madh ėshtė i shumėfishuar te tė gjithė personazhet dhe te tė gjitha
ngjarjet. Shumėfishimi i tij bėhet nė formėn e pasqyrave tė njėpasnjėshme duke
arritur nė pafundėsi.
|