|
Autori : Bashkim Shehu
Titulli : Hija e gurit
Kategoria : Tregime tė
zgjedhura
ISBN: 99943-1-069-2
Viti : 2006
Shtėpia Botuese : Toena
Faqe : 156
|
 |
Bashkim Shehu ėshtė njė nga shkrimtarėt shqiptarė mė
produktivė tė ditėve tona. Qė prej vitit 1993 e deri mė sot ka botuar nė
mėnyrė sistematike ēdo vit e mė shumė vepra tė tij.
Prej vitit 1997 ai jeton nė Barcelonė. Aktualisht punon si kėshilltar
pėr Europėn Lindore nė Qendrėn e Kulturės Bashkėkohore tė Barcelonės.
Disa prej librave tė shkrimtarit Bashkim Shehu janė botuar nė gjuhė tė
ndryshme tė botės, si: Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit (roman); Rrėfim
ndanė njė varri tė zbrazėt (roman autobiografik); Vjeshta e ankthit
(roman); Gostia (roman) dhe dy pėrmbledhje me tregime. |
|
Parathėnie e librit
Tė ecėsh nė njė realitet tjetėr
1.
Nuk do tė marr pozicionin e kritikut pėr tė shkruar njė hyrje mbi tregimet e
Bashkim Shehut. Do tmė duhej tė vija nė punė njė tjetėrsoj diturie. Por jo
vetėm pėr kėtė. Do tmė dukej se po bėja njė lloj dredhimi, njėlloj si me
hedhjen e njė ēarēafi tė ftohtė pėrmbi to. Pėr ta thėnė mė hapur: nuk mund tė
jem i ftohtė dhe i prajtė, ndėrsa nis dhe shkruaj mbi to. Bashkim Shehu qė nė
dukjen e tij si shkrimtar nė librin me tregime Njė kohė tjetėr pastaj me
skenarin e filmit Skėterrė 43", kishte kuptuar se fjala e shkruar mund tė
flasė pėr diēka dhe tė tė kujtojė diēka tjetėr. Ai e kishte tė fituar a tė
lindur aparatin e tė shkruarit nė mungesė tė lirisė, tė lirisė sė fjalės.
Ne, tė gjithė ne, qė vijmė nga kohė tė trishta, sa e gėrvishtim pak tokėn ku
hedhim hapat, na hapen gropa. Gropa jo nga ato qė lėnė kėpucėt mbi dhé tė hupėt.
Jo tė tilla. Gropa qė zbresin mė thellė nga sa ia pret mendja njeriut. Gropa qė
hapen dhe papritur kėmbėt zhurmojnė tek ecin mbi njė realitet tjetėr. Mbi
realitetin e sė djeshmes jo tė largėt, por qė pėr ne, tė gjallėt e sotėm qė
vijmė prej saj, ai realitet ėshtė mė i gjallė edhe se vetė ne, edhe se vetė jeta
jonė nė tė jetuarin e sotėm. Mbase ėshtė tragjike qė njė brez jeton kėshtu nė dy
realitete njėkohėsisht. Por ne nuk jemi aq tė aftė sa me njė gur tė mprehtė si
tehu i thikės ta presim atė kėrthizėn qė na lidh me kohėn tonė tė sė djeshmes.
Sidoqė fati na hodhi kėshtu pa mėshirė nga njė kohė nė njė kohė tjetėr, nė
njerėz, nė breza, nė zakone, nė ligje, nė shtete, nė struktura e nė ujėra tė
tjera jete. Ne prapė marrim frymė me mushkėri tė dyfishta. Marrim frymė me dy
palė gypa kohe dhe jete. Me dy gabxherre, dy palė trake. Njė palė trake tė vėna
diku mėnjanė, nėn hije, strukur ndėnė palėn tjetėr, ndėnė ato tė sė sotmes, me
tė cilat marrim frymėn e gjallė tė pėrditshmėrisė. Ne, duam nuk duam, do tė jemi
kėshtu tė dyfishtė, pėr tė mos thėnė se shtresėzimet tona, si te tė gjithė
njerėzit e tjerė, nganjėherė shkojnė dhe mė tej se ne. Pa mund tė frymojmė dhe
me mushkėritė e gjyshėrve dhe tė katragjyshėrve tanė. Ne jemi njerėz. Edhe me
gjymtimet kohore, a me ato tė tjerat qė pandehim se nuk janė tė tilla. Kohėt nuk
mund ti ndajmė mė dysh, mė trish, mė katėrsh sikur tė prisnim kėrcunj. Siē ndan
sharrėxhiu trungjet pėr ti bėrė mė tė volitshėm nė mbartje a pėr ti sjellė nė
masėn sa tė futen nė furrė, nė oxhak a nė sobė. Harrojnė qė trupėrisht kjo mund
tė jetė e arritshme. Por, harrojnė qė shpirtėrisht ka diēka qė nuk e pret as
koha, as hapėsira, as politika, as ideologjitė, as dimrat, as thatėsirat. Dhe
prapė ne jetojmė dhe veprojmė nė tė sotmen, nė tė pėrditshmen. Jemi qenie
njerėzore tė gjalla. Nė rrafshin mė tė thellė jemi qenie qė frymojmė
universalisht.
Kėto qė thashė deri tani, janė mbresat qė mė la leximi i tregimeve tė kėtij
libri.
Kėtu do tė hap nja dy paranteza. Nė vijim merret vesh se ēlidhje kanė ato me
sa po shkruaj.
2.
25 shkurt 1974
Po mbartja tim bir dhjetėditėsh nė duar. Nga Tirana nė Gjirokastėr. Me tren deri
nė Fier. Krahėt i kisha bėrė djep pėr foshnjėn time. Nė Fier njė mik i familjes
sė gruas, Abdiu, shofer i njė skode autobot, na priti dhe qė tė katėrt u futėm
nė kabinėn e tij. Gruaja lehonė u plandos. E kish zėnė makina. Vjehrra qė vuante
nga veshi i mesmė, u plandos edhe ajo mė keq se e bija. Tė dyja si tė
alivanosura. Xha Abdiu nė timon. Unė me krahėt djep. Kėshtu qė nga Tirana mė
duhej ta ēoja kėrthiun tim nė Gjirokastėr. Abdiu rrugės mė jepte muhabet dhe unė
nė siklet, po prapė ia ktheja. Tė dy gratė (ėmė dhe bijė) ishin mė shumė tė
vdekura se tė gjalla. Po rruga duhej bėrė deri nė fund. Mė dhembnin krahėt dhe
muskujt mė shumė se sa njė muaj mė parė (20 janar), nė javėn e parė tė fillimit
tė punės si minator nė minierė. Nė ato ditė, kur nga njė njeri qė mbante nė duar
lapsin a stilolapsin, provova tė tendosem qė tė shtyja njė ton hekur, qė ėshtė
vetiu vagoni i minierės, shto dhe njė ton qymyr tė ngarkuar pėrmbi tė. Por kjo
pesha e kėrthiut, ngurtėsimi i krahėve nė njė rrugė qė atėherė zgjaste 12 orė,
qenkej ku e ku mė e brishtė dhe ku e ku mė e rėndė se sa ajo e hekurit dhe e
mineralit tė ngarkuar nė kupėzėn metalike sipėr tij. Ėshtė jeta jonė. Mbase mė e
rėndė dhe mė e fortė dhe sesa hekuri.
Kėtė tė mirė tė degdisjes nga Tirana nė minierė, siē u tha, po ma bėnte
Kryeministri. Ai ėshtė shpatė, tė keqen xhaxhi, ai ėshtė shpatė e revolucionit.
Po ai ėshtė sa i drejtė, sa i mirė. Po ta marrė vesh cili je ti i vėrteti, ai
qan, tė keqen xhaxhi. Kėshtu mė thoshte njė poet dhe ish-luftėtar, L. Q. Por,
cili isha unė i vėrteti, nuk e mori vesh as ai, Kryeministri, dhe askushi
tjetėr. Dhe ja tani: njė bebe dhjetėditėshe, dy gra tė dėrrmuara, njė baba qė
pėr tė mbajtur birin e tij ka vetėm krahėt, nė njė autobot tė shkalafitur, njė
rrugė zhavor e gropa. Ku shkonim? Pėrpara na prisnin fyerje, refuzim, dhunim,
pėrjashtim, nėpėrkėmbje.
3.
Verė 1978
Miqtė e mi R. M. dhe A. I., poetė dhe dashamirė tė librit tim tė vetėm me poezi
Rrėnjėt, mė thonė qė tė takoj Bashkim Shehun. Ne kemi folur me tė pėr ty, mė
thanė, dhe ai mund tė tė takojė. Qaja hallin dhe mbase ndikon tek i ati qė tė
shpėtosh nga miniera. Eh, mendje poetėsh. Por po tregoheshin miq. Atėherė, qė
nga 1974, siē e thashė, kėshtu ishte hapur fjala: me njė urdhėr arbitrar tė
Kryeministrit kisha marrė dėnimin pėr nė minierė. Thellė-thellė e dija qė nuk
ishte kėshtu, por ēhumbisja po ta takoja tė birin, Bashkimin. Ai ėshtė
shkrimtar dhe djalė i mirė, mė thanė miqtė e mi. Shkrimtar. Edhe unė i kisha
lexuar disa tregime tė tij, botuar nė revistėn Nėntori. Mė patėn pėlqyer. Ai
ėshtė shkrimtar, djalė i mirė, ngulmonin miqtė e mi.
4.
Nuk e mbaj mend se si ma rregulluan, por unė dhe gruaja ime, qė ishim vendosur
nė hotel Arbėria, u takuam disa herė me tė. Te bari i hotel Pezės, po pinim
tė mbėshtetur nė banak. Ai i kthente kllup e kllup gotat e fėrnetit tė lyera me
sheqer te buzėt. Nuk i kapte gotat poshtė te froni, por te buzėt dhe vetėm me dy
gishta. Se si i jepte kokės pas dhe kėlltup. Njė trill prej adoleshentėsh qė
duan tė duken mė tė mėdhenj nga ējanė. Gruas sime i kishte bėrė shumė
pėrshtypje ky gjest i tij dhe mė pas do tma pėrmendte shpesh. Isha i shkrirė nė
njė shtendosje gjer nė shkartisje. Isha i ēkontraktuar e krejt i shpenguar qė nė
takimin e parė me tė. Kisha vite, pėr tė mos thėnė qė rrallė mė ndodhte kėshtu.
Ai kishte aftėsinė tė tė bėnte pėr vete, tė ishe i ēlirshėm. Por edhe se e
gjitha kjo po mė dukej tej reales, tej sė ėndėrruarės. Pija me djalin e
Kryeministrit, kur andej nga vija unė, ēdo brigadier kėmbėshtrembėr miniere mund
tmė bėrtiste e tmė thoshte sa herė ti donte b
: Do tė tė kalb nė minierė tė
gjallė ty, S. Bejko!
Ky djalė me njė palė pantallona kadife bojė preshi, me njė palė kėpucė nga ato
qė bathnin nevojtarėt: poshtė gomė makine, sipėr lėkurė e trashė me vesh, si ato
tė artizanatit fshatarak
O perėndi, dhe kaq i lirshėm. Biseda, siē thashė, na
ngjiti sikur tė ishim takuar edhe dje. Njė djalė i hajthėm, trup elastik, lėkura
e fytyrės e hollė, pak e zeshkėt dhe aq e freskėt, me njė djersitje tė mustaqeve
dhe tė mjekrės, sikur thekra tė zeza e grunjėra tė pabėra tė ishin lėshuar butė
nė faqet e tij palcė tė njoma. Aq e njomėsht, aq e butė dhe ajo buzėqeshja
rinore. Ky na ishte, vėrtet ky na ishte, djali i atyre qė vrenjtnin dhe
kthjellnin nė Shqipėri? Mbi tė gjitha unė po takoja njė njeri tė sigurtė e tė
lumtur. Gjė e rrallė kjo. Dhe sa e bukur. Njė njeri i lumtur.
Njė miku im i dikurshėm, S. M., qė siē duket na kish vėrejtur, mė hoqi mėnjanė
dhe mė thotė: Shiko, je bėrė si i lėngėshtuar dhe i pėrbaltur fare. Jo kėshtu
ju qė vini nga klasa punėtore, ju qė vini nga frontet e mėdha tė socializmit. Le
tė jesh i dėnuar, mė tha, po ti je i fronteve tė klasės punėtore. Nuk tė ka hije
tė jesh kaq i miqėsuar dhe i serviluar me ata lart. U ēudita. Po ēdonte ai aty?
Sikur tmė paskej ndjekur, se ēpo bėja e se nga shkoja. Herė tė tjera nuk mė
kishte folur. Nuk ia vara. Kush ia kishte ngenė kėtij dhe atyre qė thoshte ai.
Ky djalė nga lart ishte vėrtet njė mrekulli. Si i rėnė nga qielli, tė thoshje.
Unė nuk e kisha menduar se mund ta shihja, pale qė ta takoja e tė pija me tė, pa
lėre qė tė mė bėnte magji, sa dhe ta doja.
Ai mė tregoi se donte njė vajzė. Jetonte nė shtėpinė e tij. Ishte nusja e tij.
Nėna ia ēonte me makinė nė shkollėn e mesme. E mbaj mend si tani qė ajo nė
fotografi kishte njė gjoks tė bukur. Fotoja ishte me ngjyra si ato nė filma. Dhe
kjo mė stepi. Nė Shqipėri atėherė bėheshin fotografi vetėm bardhė e zi. Por, si
ta rrokte mendimin tim, mė dha njė shirit tė tėrė filmik me ngjyra. Dhe unė
pashė nėn veshje tė bukura sportive njė vajzė adoleshente tė bėshme, tė
guximshme nė vėshtrim dhe nė rininė e saj, nė shėndetin e saj si prej vajze qė
vinte nga populli. Dhe sidomos syri i saj nuk ia bėnte tėrr fare, nuk donte tia
dinte. Ajo ishte, ajo ekzistonte si qepėt nėn dhé, si frutat nė degė, si disku i
diellit, si masa e rrumbullt e valės sė ujit qė vjen dhe pėrplaset nė breg.
Energji, bukuri, ngrohtėsi. Dhe ajo i dinte qė i kishte. I dhuronte kėto nė
egėrsinė dhe vetvetishmėrinė e njė vajze qė e pėlqejnė: butėsi, ngrohtėsi,
plotėri, formėsim i mrekullueshėm njerėzor dhe vajzėror. Asgjė mė shumė. Ajo
vetėm i ndiente, siē i shpaloste. Ja tek jam. Njė kulmim i pastėr, i patrembur
dhe i pakushtėzuar nga asgjė, veē nga ato lidhka dhe fijėza qė e krijuan, e
mbushėn dhe e endėn tė bukur e tė plotė. Dhe vetėm tė tillė, vetėm si tė tillė.
Pa pyetur pėr gjė tjetėr.
Ky djalė do tė vinte tmė takonte njė ditė para se tė nisesha. Ai erdhi te bari
i hotel Arbėrisė, ashtu i larė, i sapolarė. Ishte njė ditė e bukur fillimvere
gjithė diell, e pėrmbytur me diell. Trupi, fizionomia e tij dhe ashtu vetiu tė
njomėsht tė dukeshin se kishin marrė njė pėrmasė tė tejdukshmėrisė. I vareshin
ende rrėketė e dushit nė fytyrė, nė ballė. Flokėt ishin si njė masė e
lagėshtitur, mish dhe flokė njeriu bashkė. Mė tha se nga banja duhet tė dalėsh i
pafshirė me peshqir. Kishte njė libėr nė dorė. Ishte para provimeve tė fundvitit
nė universitet. Mė kujtohet se kishte vuajtur pėr humbjen e Hollandės nė
Kampionatin Botėror tė Futbollit. Se kishte veshur rroba portokalli dhe e kishte
ndjekur me trishtim. Ishte sikur ta kishte fshikur vapa pasionin e tij, sikur ta
kishte shuar sėmundja pasionin e tij futbollistik. Humbje e sė madhes e sė
bukurės. E skuadrės sė Hollandės sė Kufjit. Pa ai i ishte nėnshtruar humbjes si
sėmundjes, me dėshirė. Dhimbje, eja mė merr ti mė mirė, se sa tė humbė skuadra e
zemrės. Dhe prapė ajo kishte humbur.
Po Ginsbergun, a e ke lexuar? - mė tha. Ginsbergun as e kisha dėgjuar.
Bashkimi njė ditė mė parė mė kishte thėnė se, duke qenė atje lart, njerėzit i
shmangeshin, nuk i jepnin miqėsi. Ai kishte nevojė pėr miq.
Aa, ku e kishim fjalėn? Te Ginsbergu profili yt prej nėne, profili yt prej
Spanje. Ky djalė i njomė vėrtet po mė ēmendte. Profili yt prej ballkanasje,
profili yt tragjik, profili yt iberik, po shtoja me vete. Imazhe qė mė mbetėn
pėr njė kohė tė gjatė tė ngulura fort nė tru. Nuk di sa janė te Ginsbergu.
Tė nesėrmen nė mėgjes ai erdhi prapė. Ke ēlexon aty ku je, mė kishte pyetur.
Eh, kam dhe skam, i pata thėnė. Mė solli dy libra: Prometeu i lidhur dhe
Zonja me kone. U ēudita qė mė solli dy libra qė i pata lexuar e stėrlexuar.
Por ky djalė nuk ishte vetėm ashtu i drejtpėrdrejtė. Kishim folur pėr letėrsinė.
Pėr tregimin Dama pik tė Pushkinit. Shijet e tij ishin krejt tė tjera nga ato
qė propangandoheshin atėherė. Kishim folur pėr Kafkėn, pėr Kadarenė. Buzėqeshte
nga kėnaqėsia kur pėrmendte Kadarenė. E kam mik, mė thoshte. Prapė ai kishte dhe
diēka mė pėrtej asaj qė shfaqte. Njė ditė mė parė mė kishte folur gjatė pėr njė
film qė mua mė mbeti nė mendje si Ēmendina. Edhe sot qė e njoh mirė atė film,
kėshtu ia mbaj mend emrin. Film me aktorin Xhek Nikolson. Dhe mė tha se aty
kishte njė indian tė Amerikės qė nuk fliste. Nuk donte tė fliste.
Kot sė koti, pėr njė gjest, pėr njė panatyrshmėri ndaj tij, ai indiani bėri
memecin, tė pagojin. Dėgjonte dhe refuzonte tė fliste. Realiteti i ēmendinės
ėshtė ai i denatyrimit, i shformimit tė personalitetit njerėzor. Dhe pastaj
revolta e kėtij njeriu tė virgjėr, e kėtij indiani, si rrugėdalje nga ēmendina,
si respekt pėr atė qė di ta jetojė ēmendinėn, di ti nėnshtrohet ēmendinės dhe
di tė jetė ndryshe, i paprekur nga ajo.
Po mahnitesha pėr informancionin. Ky djalė nga ata lart fliste pėr regjime qė
ēmendnin njeriun. Si ka mundėsi qė diktatura pillte mu nė thelb tė saj
antidiktaturėn? Kėtė nuk ia thashė. Kudo ndodh, ndodh kėshtu mė tha. Ēmendina
ėshtė njė realitet i kudondodhur.
Dhe librat qė mė solli atė mėngjes ishin shumė instruktivė. Jo librat vetė, sesa
ajo ēfarė thoshin me shkrimin e tyre nė kapakėt e brendshėm pėrkthyesit e tyre.
Aty kishte dedikime shumė mikluese pėr Kryeministrin, tė cilit ia patėn dhuruar.
Mė tha se shumė shkrimtarė tė suksesshėm shqiptarė nė atė kohė, bėnin dedikime
tė tilla. Bėnin e ēnuk bėnin. Por ajo qė tė ēonte tej kufijve tė ēmeritjes
ishte nėnkuptimi se Shqipėria ėshtė njė ēmendinė. Bota e tėrė ėshtė njė ēmendinė.
Di ta jetosh ēmendinėn, botėn tonė apo nuk di? Tė mos ta jetosh atė pa qenė i
ndėrgjegjshėm se ajo ėshtė e tillė.
5.
Unė ika me njė mbarsje tė rėndė intelektuale dhe
ndjesore nga takimi me Bashkim Shehun. Isha i ngarkuar rėndė me njė ushqim qė do
tmė duhej njė kohė e gjatė qė ta tresja.
Mua mė kishin drejtuar tek ai dy miqtė e mi qė ta kandis, sa ai tė ndikojė te i
ati qė tė shpėtoja nga miniera. Sigurisht, qė nuk ia ēava kokėn me atė se si
isha e se sa keq ndjehesha. Njė qė ėshtė nė minierė, dihet se ēėshtė. Iu
shmanga qarravitjeve. Vetėm kaq i thashė: ja si nė minierė.
Po mesazhin indirekt e kisha marrė. Ne nganjėherė jetojmė nė njė ēmendinė.
Padrejtėsi ka. Kėtu nė Shqipėri, ata atje nė SHBA etj. Kudo, atje-kėtu, sa tė
ketė segregacion, aparteid, njėlloj ėshtė. Kudo do tė jetosh nėn njė shtet, nėn
njė ligj mbi kokė. Totalitarizmi ėshtė ligjėsi mėnjanė. Natyraliteti njerėzor
ėshtė ligjėsi mė vete, nė anėn tjetėr. Kėto tė dyja nuk pėrkojnė. Sa tė ketė
kultura tė ndryshme, qė se pranojnė njėra-tjetrėn, deformimet ekzistojnė. Edhe
shtrėngesat. Sa duhet pėrshtatur shteti me natyralitetin e njeriut dhe sa njeriu
me totalitaritetin e ligjit? Kush e gjen kėtė? Hajde dhe gjeje edhe sot nė
mėnyrėn mė tė pėrkryer kėtė gjė! Ėshtė pėrplasja midis natyrės dhe kulturės. Kur
natyra jonė nuk pėrshtatet, atėherė njeriun e veēojnė, e burgosin, e ēojnė nė
spitalin psikiatrik. Vuan edukimin dhe ilaēet e ēmendinės. Riedukimin nė radhėt
e klasės punėtore. Puna ėshtė qė ta dish se diktatura ėshtė ēmendinė dhe, po
munde, ta mposhtėsh ti ēmendinėn brenda saj, jo tė tė mposhtė ēmendina ty. Kėto
qė thashė deri tani pėr ēmendinėn vetėm u nėnkuptuan. Nuk u shqiptuan.
Tė ikja nga Tirana me mendime tė tilla nė kokė, ishte shumė pėr mua atėherė. Po,
siē thashė, isha ende nėn pėrshtypjen e mbresave. Kishte kohė tė mendoja dhe ti
stėrmendoja gjatė mesazhet direkte dhe tė fshehta qė mora nga ky takim.
6.
Mė kryesorja e mbresave ishte se unė kisha takur
njeriun e bukur, njeriun e lumtur. Jo djalin e Kryeministrit. Dhe hiē nuk ndjeva
zili a cmirė, a ndonjė ndjenjė sadopak negative pėr tė. Pėrkundrazi e
simpatizova. Pėr tė gjitha ato qė rrezatonte dhe qė ai aq bujarisht e ēiltėr mi
shfaqte. Ai as dyshonte, as mendohej shumė pėr kėto. Pėr atė se si i kishin rėnė
nė pjesė tė mirat e lumturitė. Ai i gėzonte, i manifestonte. Dhe tė takohesh me
njė tė lumtur, ėshtė njė qė tė ngjall emocione pozitive. Tė ndriēon pėrbrenda.
Sidomos kur ėshtė dhe njeri i menēur. Mu kujtua biseda me njė mikun tim,
shkrimtarin S. S. Kur po mė pėrcillte nga Tirana, ai mė kishte thėnė: «Sadik, ti
re nė minierė, po mos kujto se nė botė nuk ekzistojnė mė lumturia dhe bukuria.
Poezia. Hapi sytė qė ti shohėsh. Para syve tė tu janė».
Ishin takuar miniera dhe piku i lumturisė shqiptare. Por edhe rinia e pėrvoja.
Ishin takuar tė patakuarat. Dhe ja, pisa e zezė, miniera, takohet dhe e adhuron
tė lumturin. Nuk ka si tė ndodhė ndryshe. Gjithkush ėndėrron lumturinė. Edhe kur
nuk e prek dot vetė, se ia kanė ndaluar ta prekė. Se kėshtu janė punėt nė kėtė
botė. Janė ndarė gjėrat. Ti nė terr, ti, tjetri, nė Olimp. Atėherė pse mos ti
gėzohesh ēastit, kur e sheh nga afėr, gati e prek atė fatlumin qė e ke ėndėrruar. Tė
kėrkosh si dhe pse kėshtu, ėshtė e kotė. Tė kėrkosh qė ti ndryshosh gjėrat,
rendin se si janė, prapė e kotė. Ato nuk kanė arsye, pse janė kėshtu dhe jo
ndryshe. Ato nganjėherė janė, janė dhe asgjė mė shumė. Nuk kanė themel. Janė
kapriēo e sė thėnės. Qė thotė kėshtu tė bėhet dhe jo ndryshe. Nuk del dot kundėr
asaj qė thotė: kėshtu dhe jo ndryshe. Ne ishim bij tė fatalitetit. Tė asaj:
kėshtu dhe jo ndryshe. Ndaj saj, heshtin zilitė, cmirat. Heshtin ajo ēdua unė
dhe ajo ēdo dhe ē heq fati im. Ajo qė unė tė jem kėshtu, si jam dhe ai ashtu
siē ėshtė. Dhe pastaj, pastaj, ēmund tė thuash sikur e thėna nesėr tė ndėrrojė
mendje e tė thotė: as kėshtu, as ashtu. Duke mbetur nė rrethin e hekurt tė
fatalitetit, secili duhet tė ishte i kėnaqur me vendin qė i ishte caktuar.
Dhe nėse ferri shtang e i gėzohet asaj qė ėshtė e kundėrta e tij, ēmund tė bėjė
tjetėr? Ferrin ti nuk ia do vetes, pse tia duash tjetrit? Dhe atėherė le tė
jemi pėrtej vetes. Sidomos kur ai qė ėshtė sipėr nesh, arsyeton. Tė thotė, ose
tė lė tė mendosh, se kjo ndodh vetiu. Jo vetėm sot, por edhe nesėr: ndodh tė
jesh i ri, i bukur, i pasur. Ndodh qė tė jesh plak, i sėmurė, i varfėr, i
papėrfillur. Qė tė braktis e dashura, tė humbė pasuria, tė vdesin fėmijėt.
Plakesh dhe vdes vetėm e pa tė vėshtruar njeri. Fatkeqėsia ėshtė mė e shpeshtė
se lumturia. Nuk e shohim atė, sa e shpeshtė ėshtė rreth nesh. Se nuk e duam. Se
e pandehim veten sipėr saj. Se e kemi pranuar qė ajo tė jetė, por pėr tė tjerėt,
jo pėr vetė ne. Ne e shohim qė ajo ėshtė kudo, vetėm kur biem nė ferrin e saj.
7.
Pastaj
ato ishin vite aq tė ashpra, aq tė mbrapshta. Mė tė pasigurtat pėr
lumturinė dhe bukurinė. Nė ato kohė njė pllakė e rėndė guri, pllakė hata,
vėrtitej fare ulėt nė ajėr. Vėrtitej e vėrtitej mbi kokat e tė gjithėve. Kujtdo
mund ti binte nė kokė nė tė mirė e sipėr. Sado ta ulje kokėn, tė gjente. Dhe
pas kėsaj nuk kishe mė derman. Skishte ilaē tjetėr. Do shkoje nga tė shkoje dhe
shėrim do tė kėrkoje vetėm te Partia. Partia ta shėronte kokėn ose ta shtypte
kokėn. Sigurisht, kundrejt njė shpėrblimi nga ana jote, njė shėrbimi pėr Partinė.
Por pllaka prapė sillej e vėrtitej nė ajėr. Koha nuk mund tė merrte frymė pa atė
pllakėn e fatkeqėsisė sė papritur mbi kokėn e dikujt. Mjerė kujt i vinte radha
qė ajo ti binte mbi kokė. Mjerė kush nuk dinte tė bėnte pazar me Partinė, pasi
ti binte tulla nė kokė. Dhe mjerim e vaj pėr ata tė cilėve Partia nuk u
kėrkonte mė as pazar, as shpėrblim. U kėrkonte si kasapi vetėm kokėn. Heqjen e
kokės nga supet.
Pas 1970-tės sistemi papritmas u ēmend. U vėrtitėn jo njė e dy, por dhjetėra e
qindra tulla tė rėnda nė ajėr. Dhe ato po u binin mbi koka gjithnjė e mė shpesh
atyre qė ishin mė afėr regjimit, sistemit. Dhe shumė lumturi dhe bukuri u
prishėn. Nė kėtė vend ku bukuritė dhe lumturitė ishin me kursim. Madje,
fatkeqėsimi i qėllimshėm i vendit ishte ligjėsi.
8.
Isha mėsues nė Libohovė, kur Mehmet Shehu dhe familja e tij pėsuan krusmėn dhe
mynxyrėn. Sidoqė edhe ashtu larg e larg dėnimi dhe tatėpjeta ime lidhej me emrin
e tij, unė ndjeva keqardhje pėr atė njeri. Pėr familjen e tij. Pėr Bashkim
Shehun nė veēanti. Pėrse? Se u njoha me Bashkim Shehun. Se i njihja shijet dhe
idetė e tij. Se ai mė kishte kuptuar dhe indirekt mė kishte kėshilluar pėr mirė.
E vuajta kėtė gjėmė qė po i ndodhte. Nuk e di, edhe sot nuk e di pse e vuajta si
pėr njė njeriun tim.
9.
Dhe atėherė tregimet e tij e kishin atė fillin e asaj qė realitetin e merr dhe e
degdis nė tė magjishmen. Qė tė dyja kėto, reale dhe imagjinare, kanė njė palė
porta tė ngjitura ngushtė e ngushtė nė shpatulla tė njėra-tjetrės. Nėpėrmjet
kėtyre portave mund tė ndėrrosh realitet lehtėsisht. Mund tė kapėrcesh pragun e
reales e tė gjendesh nė fantazi tė butė a tė zezė, ashtu siē mund tė zbresėsh prej
fantastikes drejt e nė ashpėrsinė e zbrazėtinė e reales. Qė kėto porta ti dish
se ku janė, tua dish ku i fshehin ēelėsat, pėr ti ēelur qė tė bujtėsh si mik i
zakonshėm dhe fare i mirėpritur nė tė dyja dhomat pėrtej portave, nė anėn e
mbrapshtė dhe nė anėn e mbarė tė tyre - kjo ėshtė ēėshtje e mjeshtėrisė sė tė
shkruarit. Kjo ėshtė aftėsi prej shkrimtari, po edhe tė kesh patur njė fat
njerėzor fatalisht tė jetuar e tė tallandisur rėndshėm si ai i Bashkim Shehut.
Pėr kėtė dėshmon dhe ky libėr me tregime. Libėr mbase me vetėdije i konceptuar
kėshtu gati nė njė monotemė.
Sadik Bejko
Kanė thėnė pėr autorin
... imagjinata letrare e Bashkim Shehut rievokon fuqishėm letėrsinė e madhe
surreale ballkanike tė kohės sonė, veēanėrisht atė tė Danillo Kishit... me
prirjen pėr tė pasqyruar tė gjitha jetėt individuale tė dėrrmuara nga pesha e
njė tė kaluare qė nuk do tė zhduket asnjėherė.
Marrė nga parathėnia e librit me tregime Le ombre e pėrgatitur nga shkrimtari
italian Tommaso di Francesco, Romė 1993.
Shehu, Bashkim (Tiranė, 1955). Prozator shqiptar, konsiderohet njė nga mė tė
rėndėsishmit e vendit tė tij... Vepra e tij, ndonėse e mbėshtetur nė metafora qė
i pėrngjajnė njė realiteti magjik, pėrrallor dhe imagjinar, ėshtė e rrėnjosur
thellė nė dhimbjen e vendit tė tij dhe nė dramėn e tij vetjake. Ndonjėherė e
kanė pėrcaktuar si surrealist ballkanas dhe si pėrfaqėsues tė humorit tė zi
post-modern. Gjithsesi, pėr nga vėrtetėsia, veēantia dhe vizioni i gjerė estetik,
kapėrcen ēdo lloj emėrtimi.
Marrė nga Diccionario de Literatura
Universal, Barcelonė.
|