|
Autori : Teodor Keko
Titulli : Amaneti
Shtėpia Botuese : Toena
Kategoria : Tregimet e
fundit...
ISBN: 978-99943-1-392-1
Letėrsia shqiptare ka njė boshllėk tė madh nė trajtimin e
temave e personazheve tė viteve 1980-2000, ndaj dhe vepra e Teodor Kekos ėshtė
njė gur me peshė nė gjithė kėtė boshllėk.
I SHTRIRĖ NĖ SHTRATIN E HUMANIZMIT
Mė shumė se njė pasthėnie nga Andi
Bejtja
Rreth dhjetė vjet mė parė, nė netėt e hirta tė
dimrit nė Tiranė, me nga njė gotė birre pėrpara, nė njė qoshe tė kafe Europa,
unė dhe Dori, si pėrherė kur gjendeshim vetėm, bisedonim gjatė pėr letėrsinė.
Procedura ishte e njohur pėr mua. Nė qoftė se Dori do tė kishte mbi tavolinė njė
letėr tė bardhė qė fillonte dhe e shkarraviste, pas pak, e dija se do tė hynim
nė galaktikat e letėrsisė. Tė njejtin proces do tė aplikonte nė fakt me ditė tė
tėra dhe pėrpara se tė nisej nė Golem a diku tjetėr, ku mbyllej me muaj tė tėrė
pėr tė pėrfunduar librat qė kishte nė kokė. Dukej sikur gjithēka e kishte
zanafillėn tek ajo shkarravitje.
Pikėrisht, nė njė nga kėto net dimri, krejt papritur, teksa po diskutonim pėr
procesin e redaktimit tė njė libri dhe unė vazhdoja tė mbroja idenė se redaktori
mė i mirė i autorit ėshtė vetvetja, Dori, pa u menduar gjatė, tha se brezat e
rinj duhet tė jenė redaktorė tė brezave mė tė vjetėr, madje edhe nė qoftė se
brezat e rinj tė shkrimtarėve janė mė pak tė talentuar se paraardhėsit. Ju ecni
pak mė shpejt me kohėn, pėshpėriste Dori, duke shtuar se nuk e gjente dot arsyen
e vėrtetė tė kėtij ndryshimi brezash. Unė i thosha se kjo ndarje brezash ishte e
pakuptimtė, se pėr mua ka thjesht shkrimtarė tė mirė apo tė kėqij, pavarėsisht
nga epokat. Por, Dori insistonte se nė Shqipėri ka njė ndarje klasike brezash
dhe se ne, tė ashtuquajturit tė rinj, kemi shije mė tė mira. Ja, pėr shembull,
librat e mi, mund ti redaktosh ti, mė tha, duke mi ngulur sytė fort dhe duke
pritur njė pėrgjigje. Unė i thashė se kisha kohė qė isha shkėputur nga letėrsia
dhe nga proceset e mirėfillta letrare, pėrfshi kėtu dhe leximin.
Biseda u mbyll kėtu, pėr tu rihapur shumė vite mė vonė, pak ditė pas vdekjes sė
tij tė paralajmėruar, nė gusht tė vitit 2002, kur nė formė testamenti, Dori,
midis tė tjerave, kishte lėnė amanet qė tregimet e fundit, disa dhe tė
papėrfunduara plotėsisht, tia redaktoja unė. Nė fakt, siē u informova mė vonė
nga familjarėt e tij, kėtė testament Dori e kishte shkruar rreth tetė muaj para
ndarjes nga jeta, njė ditė diku nga mesi i janarit, pak pėrpara se tė nisej
jashtė Shqipėrisė pėr njė ndėrhyrje aspak tė lehtė kirurgjikale. Pas vdekjes,
atė dėshirė tė cilėn nuk ia mora parasysh sa ishte gjallė, nuk kisha se si tė
mos ia plotėsoja, ndonėse tė jem i sinqertė, nuk e ndiej veten aspak tė
kualifikuar pėr kėtė proces.
Kur i hodha njė sy shkarazi kėtyre tregimeve, kuptova se ato ishin hedhur me njė
frymė dhe mė erdhėn si nė film gjithė bisedat e gjata me Dorin, nė tė cilat ai
shprehej vazhdimisht se e kishte shumė zėt redaktimin dhe se shumė rrallė
ndodhte tu rikthehej gjėrave qė kishte shkruar mė parė. Pasi i qėrova nė
fillim nga ana gjuhėsore, pasi qetha tek-tuk dhe disa fraza dhe pasi gjeta
titujt pėr ēdo tregim, mė pas u bllokova pėr javė tė tėra.
A duhej tė shtoja unė fjali apo paragrafė nga vetja pėr tė plotėsuar tė
ashtuquajturat boshllėqe qė Dori mund tė kishte lėnė nė tregimet e tij?... U
konsultova me shumė botues, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, tė cilėt tė gjithė
mendonin se kjo teorikisht ishte pothuajse e pamundur. Por, edhe vetė,
praktikisht e kuptova, se kjo punė nuk mund tė bėhej. Redaktimi pas vdekjes, kur
ti nuk ke mundėsi tė dialogosh me autorin dhe ti sugjerosh diēka, qė ai mund ta
rishkruajė, por ama duke kaluar pėrmes filtrit dhe ritmit tė tij, tingėllon jo
serioz. Dhe ritmi im i brendshėm me tė Dorit ishin shumė tė ndryshėm, megjithėse
shpeshherė mund tė kishim tė njėjtat mendime mbi dukuritė letrare. Ndaj, mė mirė
ta lemė Dorin ashtu siē ėshtė, vetėm duke e pėrsosur nėpėrmjet redaktimit, por
jo duke shtuar diēka. Fundja - fundit, mė mirė njė shtėpi e palyer, me mure tė
bardha, qė mund ti pėrshtaten ēdo mjedisi, sesa njė shtėpi e lyer keq, qė mund
tė stonojė me orenditė e me gjithēka qė ėshtė vendosur aty. Ėshtė shumė e
vėshtirė tė lyesh shtėpinė e tjetrit!
Kur mora nė dorė kėto dymbėdhjetė tregime, disa mund tė quhen pa frikė dhe
tregimthe, vura re se shumica e tyre, si titull provizor, nuk e di tė vėnė nga
Dori apo nga dikush tjetėr, kishin kryesisht emra femrash. Dhe nė fakt,
pavarėsisht nga ngjarjet dhe nga peizazhi social i tranzicionit, shumica e
kėtyre tregimeve nė qendėr kanė tė skalitur portretin e njė femre, femra tė
cilat janė shumė tė ngjashme me njėra-tjetrėn dhe qė, nė fund tė fundit, mund tė
thuhet me plot gojėn se ato janė portreti mė i gjallė i femrės shqiptare tė
viteve 80-90. Kjo femėr lėviz nė njė peizazh tė egėr tranzicioni, mes
meshkujsh apo zyrtarėsh epshorė, me dilemėn e madhe pėr tė qėndruar apo ikur nga
Shqipėria, herė-herė e pėrulur pėrpara kėsaj bote tė egėr, duke pėrfunduar me
vetėdije, por pa dėshirė, nė ndonjė motel nė periferi tė Tiranės dhe, herė-herė,
arrogante dhe rebele, por gjithsesi pa rezultat.
Kjo ishte njė botė qė Dori jo vetėm e njihte mirė, por, ndryshe nga shumė
shkrimtarė (tė ashtuquajtur shkrimtarė tė viteve 80), e pėrshkruante pa stisje,
pa artificie, aq drejt dhe thjesht, saqė vetėm njė fije e hollė e ndan atė nga
naivizmi. Letėrsia shqiptare ka njė boshllėk tė madh nė trajtimin e temave e
personazheve tė viteve 1980-2000, ndaj dhe vepra e Teodor Kekos ėshtė njė gur me
peshė nė gjithė kėtė boshllėk.
Siē shprehej dhe vetė, me kėto tregime tė fundit, ai donte tė mbyllte tė
ashtuquajturin cikėl tė tranzicionit. Dhe deri, diku ia doli, por tranzicioni
shqiptar zgjati mė shumė seē mendonte Dori dhe ai iku mė shpejt se ēmendonim ne.
Jo rrallė herė nėpėr biseda tė ndryshme, ai shprehte keqardhjen pėr mungesėn e
trajtimit tė temave tė viteve 80-90 nga autorėt shqiptarė, pasi sipas tij, kjo
periudhė, nė vetvete, pėr nga koloriti dhe dramaticiteti, ishte mė interesante
se vetė periudha e komunizmit.
Ai punonte vazhdimisht te natyraliteti i trajtimit tė temave, por pasi mbaron sė
lexuari veprėn e Teodor Kekos, duke filluar qė nga proza e parė Loja e deri
te kėto tregime tė fundit, bindesh se arma e tij mė e fortė ishte humanizmi. Aq
i fortė ėshtė humanizmi i Dorit, saqė shpeshherė, ky superhumanizėm mbyt dhe atė
ndjenjė rebelizmi tė lindur brenda tij. Siē kanė vėrejtur me tė drejtė disa
kritikė, personazhet e Teodor Kekos nuk shfaqin kurrė mllef, ndonėse janė tė
pakėnaqur nga realiteti ku jetojnė dhe pėrpiqen me tė gjitha mėnyrat pėr tė
shpėtuar prej tij.
Dhe ai vetė ishte pak a shumė si personazhet e tij, i thjeshtė, herė-herė rebel,
herė-herė e urrente kėtė realitet, autopsinė e tė cilit e bėri mė mirė se kushdo.
Por, nė fund, i tėri i shtrirė nė Shtratin e Humanizmit, me dashurinė pėr ata
personazhe qė nuk arritėn kurrė ta ndryshonin Shqipėrinė.
gusht, 2008
|