BLEJ.COM - Vendi ku shqiptaret blejne ne Internet Llogaria ime  permbajtja e shportes  Pagesa  
  Kreu » Katalog » Libra » Autore shqiptare » Tregime dhe novela » Llogaria ime  |  permbajtja e shportes  |  Pagesa   
Kategorite
Libra-> (120)
  Autore shqiptare-> (85)
    Biografi dhe kujtime (8)
    Fjalore dhe metoda (6)
    Libra kuzhine (4)
    Poezi (18)
    Proze artistike (29)
    Romane (2)
    Studime (5)
    Tekste mesimore (9)
    Tregime dhe novela (4)
  Autore te huaj-> (35)
Lule ne Tirane-> (21)
Hardware-> (6)
Software-> (2)
DVD-> (128)
Fjalore elektronike (8)
Prodhuesit
Cka te reja? Me shume
Hija e gurit - Nga Bashkim Shehu
Hija e gurit - Nga Bashkim Shehu
$16.00
Kerkim i shpejte
 
Perdor fjalet celes per te gjetur produktin qe kerkon.
kerkim i avancuar
Informacion
Postimet dhe kthimet
ruajtja e fshehtesise
Kushtet e perdorimit
Na kontaktoni
Curriculum vitae - Nga Teodor Keko $24.00

Autori : Teodor Keko

Titulli : Curriculum vitae

Shtėpia Botuese : Toena

Kategoria : Tregime tė zgjedhura

ISBN : 978-99943-1-387-7

Format : 12x20

Faqe : 300

Realiteti Keko shfaq, si nė njė balancė tė madhe dhe nė baraspeshė, botėn seksuale tė femrės, tė paraqitur po aq nė shpėrthim sa edhe ajo e burrit.

Parathėnie e librit

 

Ndėrgjegjja jonė nuk ėshtė  aq e lirė sa tė pranojė se ku ngjizet
 

Edhe greku mė budalla i antikitetit e dinte se lexuesi ėshtė mė i menēur se krijuesi.
Kėshtu thotė jo Teodor Keko, por njė prej personazheve tė tij.
Nė gjithė jetėn e tij tė shkurtėr Teodor Keko mbeti shkrimtari qė vrapon me ngut drejt kėtij lexuesi tė pėrditshėm dhe tė menēur, tė cilin e ka dashur dhe e ka respektuar sė tepėrmi. Sot, mund tė thuhet pa droje, se ai i pėrket racės sė shkrimtarėve mė popullorė, pasi lexuesi ia ktheu respektin dhe dashurinė me njė mori tė pafundme temash dhe trajtimesh, tė cilat duken sikur derdhen vullnetarisht nė materien e tij letrare. Nė njė kuptim, Teodor Keko bėhet njė nga shkrimtarėt e parė shqiptarė qė duket sikur e ndėrton letėrsinė e tij sė bashku me lexuesin e vet. Pikėrisht pėr kėtė arsye pėrgatitja e njė pėrmbledhje me tregimet e tij mė tė mira, tė cilėn sot po e boton Shtėpia Botuese “Toena”, do tė mbetet gjithnjė njė sprovė e hapur dhe e vėshtirė, ashtu si edhe gjykimi qė zbulon mikpritjen e madhe tė lexuesit, pėr shkrimtarin, i cili me shpengimin e tij letrar, hyri nė fillim tė shekullit XXI dhe u nda prej personazheve dhe lexuesve tė tij nė kulmin e krijimtarisė.


 Fenomeni Keko
 
Nė njė pjesė finale tė jetės sė tij tė shkurtėr, kėshilltar i tre kryeministrave tė ndryshėm, gjė qė tė bėn njohės tė labirinteve shtetėrore, dhe nė anėn tjetėr pėrherė njė rebel i pandreqshėm, gjė qė tė jep njė status tė veēantė dhe tė paprekshėm, por dhe njė gazetar i palodhur antikonformist, pėr tė cilin kėnaqet shpirti luftarak dhe i pakompromis, qė fshihet brenda ēdo njeriu dhe, mbi tė gjitha, njė shkrimtar me njė zė tė veēantė nė prozėn dhe poezinė shqipe, gjė qė, ndryshe nga tė gjithė, e bėn tė njohur jo thjesht nė njerėzit e meditacionit dhe tė ndjenjės, por e vendos nė anėn e njerėzve mė tė shpenguar tė kėsaj bote, tė gjitha kėto janė pak pėr tė paraqitur atė ēka tė ofron vetė Teodor Keko me krijimtarinė e tij, veēanėrisht nė prozėn e shkurtėr, e cila nė bėrthamėn e vet nuk i ndahet as poezisė sė tij. Janė disa vėllime me tregime, zhdėrvjelltėsia e librit “Made in Albania”, profecitė e librit “Dymbėdhjetė shenjtorė, njė profet dhe disa njerėz”, ironia e librit “Prostituta”, tragjizmi i fshehtė universal i librave “Hollėsira fatale” dhe “Lajmėtarja e vdekjeve”, tė cilat krijojnė njė krijimtari letrare pluskuese dhe lėvizėse, e cila tė furnizon me befasinė dhe freskinė e mendimit tė personazheve dhe ngjarjeve pothuajse gjithnjė e mė tė freskėta si ēdo gjė qė vjen drejtpėrdrejt prej jetės. Tė gjithė kėtyre mund t’u shtojmė edhe diskutimet e tij pamfletike si anėtar i Parlamentit Shqiptar, tė mbushura me replika qė me siguri do tė hyjnė nė analet tona historike tė ndryshimeve tė mėdha. Nė saje tė kėtij burimi tė madh letrar qė vjen nga njė pėrvojė e drejtpėrdrejtė, lexues i tregimeve dhe poezisė tė tij bėhet ēdo kategori njerėzore, ku shfaqet edhe njė radhė e pafund e zyrtarizuar dhe e profilizuar, e sterilizuar ose shumėdimensionuar prej kohės, qė edhe pse qesh me shumė personazhe tė Kekos, ndodhet shumė larg bashkėkohėsisė sė kėtij autori. Ėshtė ky diskutim i parė i hapur pėr efektet e hidhura dhe gazmore tė bashkėkohėsisė, e cila fillon ndoshta njė periudhė tė re postmodernizmi nė saje tė kėtij shpengimi alla Teodor Keko, i cili ballafaqon fytyrat madhėshtore kombėtare tė varura solemnisht nė muret e bibliotekės me njė realitet tė sapozbuluar, qė pėr shumė arsye tė ndryshme duket njėkohėsisht njė realitet i porsalindur. Thjesht dhe hapur, Teodor Keko paraqet personazhe dhe botėn e saposhpėrthyer shqiptare, e cila sjell shumė kundėrthėnie tė reja bashkėkohore, qė e ēojnė autorin drejt vėrtetėsisė dhe natyralitetit. Nė saje tė kėtij ballafaqimi tė nevojshėm me traditėn, qė ndodhet pas ēdo teksti tė tij letrar, Teodor Keko vazhdon dhe rinovon anatemat e pėrhershme tė botės. Ai mbetet kaq shqiptar dhe kaq i vėrtetė pėr atė qė shfaq para syve tė tij vrojtues dhe inteligjentė. Nė rast se do tė kėrkonin njė drejtim tė tij orientues letrar tė ngjashėm me orientimet e busullave gjeografike, gėzimi, ironia dhe trishtimi i tij i ndėrthurur me sarkazmėn, do tė krijonin njė linjė letrare qė krijon njė vijė bashkuese prej tregimeve tė Azis Nesinit deri tek Italo Kalvino, apo Vasko Pratolini. Mbetemi kėshtu nė terrenin mesdhetar, plot erėra kontinentale tė motiveve tė njė shkrimtari qė pėrjetoi thellėsisht kohėn e vet. Duke krijuar njė galeri tė pafundme personazhesh tė kėsaj kohe tė pėrjetuar kaq intensivisht, Teodor Keko mbetet njė prej pėrfaqėsuesve mė spontanė dhe tė natyrshėm tė anatemave tė reja artistike, me tė cilat troket postmodernizmi shqiptar. Nuk ėshtė Teodor Keko, por tregimet e tij, tė cilat luftojnė pėr lirinė e thjeshtė, tė pėrditshme dhe tė zmbrapsur, pėr tė cilėn duket qė nuk vjen radha. Pikėrisht pėr kėto dyzime tė vazhdueshme njerėzore, tė paraqitura prej penės sė shkrimtarit, jo thjesht bashkėshorte dhe bashkėshortė, qė tentojnė tė kapėrcejnė prej shtratit bashkėshortor nė hapėsira tė tjera mjegullore, por edhe njė gjyshe klasike mbetet njė personazh i dyzuar, kur kot, por edhe me meritė demaskon dashje pa dashje njė vjedhės tė vogėl fshati.
Personalitet kalimtar gati i ēastit, si e dėshmon edhe jeta e tij e shkurtėr, Teodor Keko kapėrceu nė njė kohė pa ndalesa, pa postblloqe ose pa reprezalje (!), ose qė i ndaloi ato duke qeshur, por qė i pėrjetoi si mirazhe tė historisė sė kaluar shqiptare. Mund tė thuhet shkurt se Republika jonė e tretė, e filluar prej vitit 1991, e cila tentoi tė sjellė restaurime tė ndryshme, tė cilat nuk i takonin brezit tė Teodor Kekos, nė qoftė se ka fituar njė lloj bashkėkohėsie, e ka pėr meritė tė krijuesve tė veēantė si Teodor Keko.

  
Qytetari Keko
 
Shumica e personazheve tė Teodor Kekos, prostitutat e tij tė bukura, qė tė kujtojnė vazhdėn e tregimit tė Migjenit “A do qymyr zotni”, jo mė nė mbretėrinė e parė dhe tė fundit, por nė republikėn e tretė shqiptare, shokėt e vjetėr tė shkollave, lagjeve apo universitetit qė tregojnė historinė e tyre tė dhimbjeve apo tė papriturave, krijojnė galerinė e jetės sė qytetit tė Tiranės. Hera-herė kėto ngjarje shtrihen deri nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit”, nė kohėn kur ka ekzistuar edhe statuja e Stalinit.
Pikat e vjetra tė ngjarjeve janė shumė tė kursyera dhe vetėm nė disa tregime tė rralla. Por megjithatė ato japin njė adresim tė beftė. Nė tė vėrtetė kufiri i fundit i linjės sė tij ishte deri te Stalini. Me rregullore shoferi duhet ta kthente autobusin rreth monumentit tė Stalinit. Kėto pasazhe na tregojnė se ku kemi jetuar. Por tė shumta dhe mbizotėruese nė tregimet e tij janė pasazhet qė tregojnė se ku po jetojmė.
Duke iu nėnshtruar njė gjeografie artistike, shumica e personazheve tė Teodor Kekos e kanė braktisur skenėn e brendshme tė jetės familjare. Ata takohen dhe veprojnė nė njė truall pothuaj neutral, atė tė kafeneve, ku njerėzit shfaqen pėr tratativat e tyre tė shumėllojshme. Kėshtu, Teodor Keko mbetet nė temėn e tij tė preferuar, tė njė bėrthame shoqėrore kalimtare, tė pėrkohshme dhe tė kapėrcyeshme, ku familja qėndron pothuajse nė hije ose e nėnkuptuar, gjithnjė prapa, ose ku kuintat e pushtetit shfaqen rrallė, vetėm nė rastet e shfaqjes sė ndonjė provinciali. Duket sikur kafenetė e shumta apo motelet e fshehta, kanė mbetur vendet e vetme tė vogla, ose hapėsirat e vetme shoqėrore, tė pikėtakimeve tė rastit. Jo mė kot herė pas here nė tregimet e tij personazhet flasin pėr romanin “Ushtari i mirė Shvejk”, qė e merr jetėn ashtu si i vjen pranė gotės sė birrės, dhe jo mė kot titulli i njė romani tė shkruar nga njė personazh i tij quhet “Semafori i prishur”.
Pra, licenca e kundėrshtimit dhe e forcės sė betejės demokratike ka hyrė pėr Kekon deri nė botėn e trupit, tė lėshimit dhe tė sarkazmės, madje tė njė ēmendurie qė e bėn autorin tė krijojė njė tregim tė tėrė mbi njė studim tė sistemit tė urinimit. Ky lloj i veēantė urinimi te ne krijohet qė nė vogėli, ku tė trembin me gogolin e kur ha dru sa shqepesh dhe pastaj tė shoqėron si hije trupi gjithė jetėn. Bile ne kemi njė thėnie idiomatike pėr kėtė punė: “Bėji shurrėn!”, kėshtu thotė autori.
Nė vazhdėn e betejave tona tradicionale asdreiano - fishtiano - kulluriote tė identitetit kombėtar dhe tė patetizmit tė zgjatur romantik, Teodor Keko krijon anatemat e tij dhe njė baraspeshė tė veēantė tė tė gjithė shoqėrisė me lėvizje tė imėta tė brendshme dhe tė lira njerėzore, qė nuk pyesin pėr ligje tė jashtme, por qė nė momente tė ndryshme tė tranzicionit nuk kanė gjė tjetėr pėrveē trupave tė tyre, trupa qė shpesh nuk u shpėtojnė as peshės sė dyllit tė veshėve. Teodor Keko krijon njė gravurė tė madhe tipash dhe personazhesh, qė nė shumicėn e tyre ecin dhe enden nė rrugėt e Tiranės, ose nga njė qytet i botės nė njė qytet tjetėr. Shpeshherė ata kanė lidhje vetėm me asgjėnė, shpeshherė kanė lidhje me hiēin, ose krejt pavlerėn, e cila edhe kur mohon pohon diēka mė tė madhe. Kėshtu Teodor Keko, me paraqitjen e shkujdesur tė gjendjes sė asgjėsė, kurrfarėgjėsė, farėgjėsė, gjė prej gjėsė, tė hiēit, ose ndjenjės sė qenies kot sė koti, shkallėzon herė pas here nė tregime tė ndryshme gjithė kualifikimin e qenies ose tė mosqenies nė njė jetė tė vėrtetė reale.
Por gjithēka thuhet pa asnjė pendesė.
“... Nganjėherė bėhem pishman qė kam lindur”, them unė. Dhe nuk tallem.
“E pse gjoja?”, pyet Turi i cingėrosur nga e vėrteta. Nuk kam asnjė dėshirė t’i pėrgjigjem. E qep gojėn...
Kėshtu, nė tregimet e Teodor Kekos shfaqet njė botė e mbushur plot paranoja qė as vetė nuk i kuptojmė dhe njė trup i fragmentuar, ku vazhdimisht prej njė asgjėje, si nga valėt e detit lindin rrethana tė reja.

 
Realiteti Keko
 
Nė pamje tė parė, duket sikur kėto rrugė tiranase tė mbushura me personazhet e Teodor Kekos, me Fonsin e mbetur memec qė nė moshėn 6-vjeēare, pas njė shuplake qė babai i jep gruas sė tij, me korēarkėn qė gjatė aktit seksual rėnkon “mamake po vdes”, a thua se njė prej personazheve tė mbushur sipas Kekos plot tėrbim seksual i ka futur ndonjė kaēavidė, me Bertin kockėmadh me njė alamet hunde gjysmėkilogramshe, Muhamedin, njė fėmijė tė braktisur qė e arrestuan mė 30 dhjetor tė vitit 19... Serxhion dhe Rexhinėn qė kujtohen se kanė nė dorė njė biletė lotosporti, e shumė personazheve tė tjerė qė iu duket se shqiptarėt nuk e kėndojnė himnin e tyre kombėtar nė kėmbė, nga frika se mos ua zėnė vendin apo iu futin ndonjė gisht nga prapa, Xhulin qė lidh duart nė barkun e madh dhe qesh me Titinkon, Tonin qė nuk dėshiron qė ish e dashura e tij tė pijė cigare dhe bėhet si i ēmendur, Florin qė sapo ėshtė ndarė nga Violeta me gjoks fantastik dhe me njė kofshė llahtarė (Lajmėtarja e vdekjeve), Fredin qė bashkė me Linėn bėnin ushtrime gjimnastikore pranė shtratit martesor (Buburreci), e njė galeri e tėrė personazhesh tė tjerė qė vazhdojnė tė shfaqen nė holle dhe buzė hotelesh, qė nga Rogneri, Piazza dhe kafe Europa, ose qė kapėrcejnė Urėn e Tabakėve, ashtu si janė tė shkolluar ose tė pashkolluar, tė burgosur ose tė paburgosur, tė dashuruar ose tė padashuruar, gjithė ky konstelacion qė pėrkufizon kufijtė e botės shqiptare, dhe nuk ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me filozofinė, ēėshtje tė subversionit tė subjektit dhe dialektikėn e dėshirės, pėr tė cilėn flet njė prej pasardhėsve tė Frojdit, Zhak Lakan, i cili e ka ushtruar kulmin e aktivitetit tė tij shkencor gjatė maturimit tė T. Kekos nė njė gjimnaz tė Tiranės. Por relacionet me tė vėrtetėn vendosen edhe nė kėto qoshe tiranase, tė mbushura plot e pėrplot elipse tė qenieve njerėzore me njėra-tjetrėn, dhe doktrinės sė tė vėrtetave dubluese, disa prej tė cilave pėrmbajnė dėshtimin nė formėn e abortit shoqėror ose tė prematurimit. Lexuesi qė e ndien i pari kėtė gjendje e mirėpret, kur e rishfaq dora e njė shkrimtari.
Teodor Keko, nė mėnyrė intuitive, apo si zėdhėnės i etapės sė vet shoqėrore, shpreh hapat e kėnaqėsisė njerėzore, pastrimin e njeriut dhe domethėnien e tė gjithės qė kthehet nė njė tė veēantė tė madhe. Personazhet e Kekos janė sa koshientė, aq dhe jo koshientė dhe tė patrazuar drejt misionit tė tyre njerėzor. Nė njėfarė mase ato duken tė mbushur me tragjizėm, qė fshihet nėn vellon e mosbesimit dhe buzėqeshjes moskokėēarėse.
Realiteti Keko shfaq, si nė njė balancė tė madhe dhe nė baraspeshė, botėn seksuale tė femrės, tė paraqitur po aq nė shpėrthim sa edhe ajo e burrit. Nė kėtė realitet kaq tė mjegulluar nga dublazhet, shfaqet edhe profesioni mė i vjetėr i botės, ai i prostitucionit.

 
Frazat dhe modalitetet
Dori + Teodor
 
Meqenėse vetė Teodor Keko tė fton tė marrėsh pjesė nė ngjarjet e Tiranės, nė vitin 1996, pas njė mungese tė gjatė nė Shqipėri, shkoja tė kėrkoja banesėn e re tė Xhanfise Kekos, nėnės sė Teodorit, e cila kishte lėnė pėrkohėsisht katin e katėrt tė pallatit qė ndodhet nė krye tė rrugės “Mine Peza”. U pėrpoqa tė gjej apartamentin e ri tė marrė me qira prej saj, mė thellė Rrugės sė Durrėsit, njė strehė qė nuk do ta kisha gjetur nė atė mori labirintesh, sikur tė mos shihja tė shkruar mbi mur me shkronja tė mėdha, shumė pranė vendit ku banonte, emrin e Kekos qė derdhej rrokopujė mbi tullat silikate, ku duhet tė jetė ende, si ato parullat politike qė nuk prishen dot prej kohės. Emri i tij ishte shndėrruar si tė thuash nė njė gjest inkoshient tė sė folmes sė ditės, tė mbushur me domethėnie tė reja e tė pasura sociale. Nė kėto rrugica kishte filluar tė binin nė formė shiu, frazat e Dorit tė dikurshėm.
Duke qenė se pėr njė periudhė tė gjatė kohe kam punuar nė gjininė e imazhit, njėsoj si prindėrit e Kekos, i kam shtruar shpeshherė vetes pyetjen, nėse e tėra e prozės sė tij pėrbėhej prej derdhjes si shiu tė frazės sė tij spontane tė mbushur plot informacion dhe jetė qė nga periudha e Krishtit dhe e Muhamedit deri nė ligjet e Parlamentit Shqiptar, apo ėshtė vetė spontaniteti i fabulės qė pėrthyet nė fraza qė zbėrthehen vazhdimisht nė kujtesė, duke kapėrcyer nga gjuha e folur nė atė tė shkruar ose anasjelltas. Njė gjė mbetet e sigurt, qė kėto ngrehina tė vogla tė prozės shqiptare, pėrmbledhin shpengimin deri nė dhembje dhe nė njė klithmė tė fshehur, njė shpengim si tė ngjarjes ashtu dhe tė shprehjes, pėr tė cilin njeriu ka qenė gjithnjė tepėr i etur. Vetėm njė pėrgjigje ėshtė e sigurt. Se njeriu ka nevojė pėr shiun e frazės letrare qė tė ndihet i pėrtėrirė, njėsoj si pėr nevojėn e shirave tė pėrvitshme qiellore. Frazat e Kekos gjithnjė tė zgjojnė artistikisht.
Ja si fillon tregimi “Provinciali”: “... Me tė mbaruar punė me foshnjėn e porsalerė, nėna e tij u detyrua tė ngrihej prapė, sepse i erdhi radha lopės pėr tė lindur. Ajo polli njė viē tė bukur mashkull, tė cilin e therėn pas njė viti plot dhe e varėn nė ēengel nė bodrumin e ftohtė...”
Ja edhe njė frazė tjetėr e po kėtij tregimi: “... Lekė kishte pa hesap e shoqet nuk i mungonin, se ai nuk kishte turp dhe shtinte me ēifte...”
Mund tė qėmtosh dhjetėra e dhjetėra fraza tė tilla ndėrtimtare tė gjendjes sė intelektit, mendimit, pėrgjithėsimit, qėndrimit hokatar dhe mospėrfillės.
“... Ishin kaq tė mrekullueshėm, magjepsės, mahnitės, a diēka tjetėr mė konkrete, qė fillon me shkronjėn M...” (“Ndjenjat e holla”)
Frazat e shiut gjallėrues tė tregimtarit Keko duket qė ndėrtojnė njė univers. Shpeshherė ky univers paraqitet nė modalitete qė nderin edhe mė tepėr stofėn e tij letrare.
Botimet dhe ribotimet e tregimeve mė tė dashura tė Kekos sjellin mjaft lajtmotive tė pėrsėritura. Kėshtu, personazhet e Kekos njė herė vazhdojnė tė nxjerrin nga xhepi shaminė e tyre tė madhe sa njė flamur kombėtar, herė skuqen nė fytyrė si flamuri i tyre. Kėto modalitete tė shumta, tė gjalla dhe lėvizėse krijojnė magjitė e rrėfimit bisedimor, bashkojnė fjalėn e shkruar me gjuhėn e folur dhe afrojnė gjithnjė e mė shumė lexuesin me shkrimtarin e tyre.
Dori Teodor, me gjithė modulimet e veta, kishte aftėsinė e mrekullueshme tė lidhjes sė jetės dhe tė veprės sė tij direkt me kėta njerėz tė rrugėve dhe tė kafeneve, shumica brezi i tij, jashtė lidhjeve tė sterilizuara dhe tė ngurtėsuara. Nuk besoj tė ketė shkrimtar tjetėr shqiptar tė brezit tė tij qė tė gjendet kaq larg “akademizmit” pozues, i cili i ka bėrė shumė shkrimtarė tė tjerė tė zotėrojnė nė forma tė tjera pushtetin ndaj lexuesit tė thjeshtė.
Teodor Keko jetoi nė skajet e kandarit tė kohės sė dhjetėra shkrimtarėve tė dėgjuar botėrorė, qė ua afruan dhe e prekėn lirinė njerėzore deri nė caqet e vulgaritetit dhe tė vėrtetave tė tjera tė paprekshme, tė tronditur njėherė e mirė nga pesha e penės, qė di tė peshojė ndryshe nga tė tjerėt.
Pikėrisht se quhet Teodor Keko, ai i trajton edhe njerėzit e pushtetit nė rreshtin e njeriut, pasi gjithkush fsheh nė vetvete koshiencėn e vėrtetė.
Njė nga tregimet e tij mė tė gjata, gati nė formėn e novelės ėshtė “Piano”, me tė cilin hapet pėrmbledhja me tregime “Made in Albania”, botim i vitit 1998. Nė kėtė tregim tė gjatė Keko i ka ngjitur shkallėt e shoqėrisė, pėr tė mbėrritur deri te makina e njė ministri, mikut tė tij tė hershėm. Ligjėratat e personazhit vėzhgues duken si pa kokė e pa kėmbė, derisa derdhet shprehja “Vdekja ėshtė liri”. Dhe tė gjitha kėto ndodhin nė njė bar tė Tiranės, ose zonėn neutrale tė qytetit, ku vendoset edhe armėpushimi i pėrpjekjeve tė pėrditshme dhe ku tė gjithė kthehemi nė njerėz shoqėrorė. Por vėzhgimi vazhdon gjithnjė mė i thellė dhe mė i detajuar.
“... Njė studente ėshtė ulur nė stolin e pianos mes kėmbėve tė avokatit dhe ai po i jep ca leksione pianoje. Gjoksi i saj ishte vėrtet safi gjoks. Boll tani, njė ditė do tė vdesim. Janė disa personazhe qė vėrtiten kot, por nė njė gjendje reale. Me lekė po, me shtėpi po, pa pleq nėpėr kėmbė po. Atėherė ēfarė mund tė bėjnė tjetėr. Qė ta mbushin jetėn vendosin tė presin edhe katėr pishat pėrballė barit...”
Sigurisht qė Teodor Keko nuk ėshtė shkrimtar, si mund ta dėshirojnė recetat e njerėzve qė nuk e dinė sa proces i gjallė dhe i lėvizshėm ėshtė letėrsia. Teodor Keko fitoi njė superioritet tė ditės nė saje tė efekteve tė tij tė ligjėrimit tekstual, tė mbushur plot domethėnie reale sociale.
 

Keko i prozės poetike
 
Nuk mund tė harrojmė se, me paraqitjen e kėsaj pėrmbledhje tė tregimeve tė zgjedhura tė Teodor Kekos, jemi pėrpara librit tė njė shkrimtari, i cili ka lėnė edhe nė poezi njė krijimtari tepėr tė frytshme. Po nė pamje tė parė duket sikur gjuha poetike ėshtė mjaft e ndarė prej gjuhės sė jetės sė pėrditshme dhe rrėfimit tregimtar.
Por rebeli Keko nuk ndahet nga poezia, as nė tregimet e tij tė vogla dhe tė
ngrohta, me doza lirike, si: “Flatrat”, “Fustani”, ashtu si nuk ndahet as nga ndėrtimi i konstruktit ligjėrimor poetik. Struktura poetike ndihet gati si nė nėnkoshiencė pothuaj nė tė gjithė kompozicionet e tregimeve, ku peshė marrin ndėrtimet metaforike. Kemi njė grua qė varros njėkohėsisht nė tė njėjtėn ditė edhe dashnorin dhe bashkėshortin e vet. Dhe kjo mund tė sjellė vetėm njė ndėrtim poetik tė mbushur plot paralelizma dhe kundėrthėnie. Kemi gjithashtu njė grua rreth tė dyzetave, qė shpreh tė gjithė seksualitetin femėror, duke nėnkuptuar tek emri Maks, veglėn seksuale tė njė mashkulli, duke krijuar gjatė njė takimi tė vonėt njė dimension tė ri dialogu, tė cilin autori e pėrdor me kursim dhe vetėm kur ėshtė tepėr domethėnės. Nė kėtė ndėrtim poetik, edhe dialogu parashtrohet gjysmė i prerė dhe i njėanshėm, ashtu si i intereson interpretimit tė autorit. Vajza qė hapin fshehurazi dyer hoteli, ose qė thonė lamtumirė duke provuar, ose duke mos provuar atė qė kanė parė nėpėr ėndrra, shpalosin gjithashtu njė botė poetike, me hollėsira tė vazhdueshme fatale, ku herė merr rėndėsi njė krehėr i dhuruar, herė njė e qeshur e hidhur, herė njė ēantė e harruar femre, qė mban peng pėr njė kohė tė gjatė njė grua nė dorėn e njė kamerieri. Njė botė e vėrtetė poetike hapet mes dy punonjėsish tė njė zyre qė nuk e durojnė njėri-tjetrin, por qė bėjnė dashuri nėpėrmjet internetit, pa e ditur se janė pėrditė ballė pėr ballė.
Nė tregimin poetik “Fustani”, njė vajzė me emrin Anila, del pas disa vjetėsh nė takim me fustanin e grisur, tė cilin e ka ruajtur edhe pas martesės.
Kaq ironizues dhe kaq fshikullues pėr ēdo realitet, shkrimtarit nuk i mjaftojnė vetėm kėto armė.
Nė veprėn e tij njerėzit lėvizin dhe veprojnė si qenie tė komandės sė lirė, gati eterike, pa ditur dhe pa i vėnė rėndėsi zotėrimit tė fatit tė tyre. Ata nė njėfarė mėnyre e kthejnė veten nė perėndi tė vogla, njė copėtim i fateve dhe pushteteve tė dhėna.
Dhe e gjithė kjo bėhet nė saje tė betejės sė gjuhės sė folur dhe njė konceptualiteti qė e lidh kėtė mjeshtėr tė fjalės sė zakonshme jetėsore me betejat mė tė rėndėsishme letrare tė periudhės sė letėrsisė sė sotme shqipe.
Pėrpara kėsaj figure kaq megademokratike, si tė autorit ashtu edhe tė
personazheve tė tij, mund tė themi tė sigurt se ndėrgjegjja jonė njerėzore mė nė fund po bėhet kaq e lirė sa tė pranojė se ku ngjizet. Kėtė na e tregon nė formėn e vet mė dinamike tė tregimit shkrimtari ynė i njohur Teodor Keko.

 

Natasha Lako

 

Kanė thėnė pėr tregimin

 

Dritėro Agolli
Nė veprėn e Teodor Kekos, nuk ka mllef ndaj fenomeneve qė ofroi shoqėria shqiptare nė dhjetėvjeēarin e fundit, sikundėr ndodh sot rėndom te shumė autorė. Ai nė tė gjitha tregimet e tij shkroi me keqardhjen e shkrimtarit, i cili kėrkon tė ndryshojė shoqėrinė…

 

Preē Zogaj
Teodor Keko ishte njė talent qė nxori nga dora proza tė shkėlqyera nė pauzat e njė jete tė hallakatur…

 

Visar Zhiti
Ka ca hollėsira fatale qė tė bėjnė tė vdesėsh, por ka dhe ca tė tjera qė s’tė lėnė tė vdesėsh. Teodor Keko ikėn duke u kthyer vazhdimisht. Ai vetė e mbush mungesėn e tij. Jo tė gjithė e kanė kėtė fat, se jo tė gjithė e bėjnė dot kėtė…

 

Besnik Mustafaj
Teodor Keko mbetet tregimtari mė i realizuar i brezit tim, pasi ai arriti t’i japė tregimit shqiptar rėndėsinė qė nuk e kishte…

 

Shaban Sinani
Gjithė letėrsia e Kekos ėshtė lėndė letrare, lėndė prej rrugės. Nė ka diēka pėrveēuese, tek ai ėshtė kjo. E pohoi letėrsinė duke prishur kornizėn. Imponoi zgjedhjen e tij, ndaj e blejnė njerėzit. Nė letėrsinė e kohės kėrkohej tipi, ndėrsa bota e personazheve tė tij ėshtė asimetrike. Keko ka lėnė gjurmėn e vet nė letėrsi nė periudha historike, atė ideokratike dhe demokratike, pikėrisht nė periudhėn e frakturės historike pėr shqiptarėt…

 

Remzi Lani
Letėrsia e Kekos ėshtė njė letėrsi jo e guximshme, por jashtė kornizave. Duket sikur fotografon, por nuk ėshtė kėshtu. Letėrsia e tij ėshtė njė letėrsi e pėrshtatshme qė reflekton problemet e shoqėrisė shqiptare, parė me sytė e njė njeriu kontraversal, njė fatalisti tė qeshur. Nuk ishte ndėr ata shkrimtarė qė e kishe tė lehtė ta botoje. Nė njė kohė kur shkrimtarėt e kishin pėr detyrė tė inkurajonin optimizmin, ai shkruante njė letėrsi fataliste, pėr vdekjen dhe histori tė trishtuara…

 

Henri Ēili
Eshtė pothuajse njė fakt i rėndomtė nė botėn dhe biografinė e shkrimtarėve, artistėve, shkencėtarėve apo njerėzve tė shquar. Vepra e tyre publike nuk pėrputhet me njeriun. Ata zakonisht janė njerėz tė ēuditshėm, janė njerėz tė krisur, tė sfazuar, idhnakė, tė padurueshėm pėr tė tjerėt, mizantropė apo meskinė e kėshtu me radhė. Eshtė shumė i rrallė bashkimi i lumtur i njeriut dhe veprės, kur vjen fjala qė ajo qė bėn njeriu tė jetė po aq e madhe sa ai vetė. Teodor Keko ėshtė njė prej kėtyre pėrjashtimeve…

 

Agron Tufa
Letėrsia shqipe ende nuk ėshtė e vetėdijshme pėr vendin specifik e krejt simpatik tė krijimtarisė sė Dorit, shkrimtarit qė zhvilloi njė ligjėrim artistik tė kompletuar, veēanėrisht nė prozėn e shkurtėr dhe tė gjatė, duke e ngritur regjistrin e prozės shqipe nė nivele tejet origjinale, nėpėrmjet riprodhimit tė skenave tė dendura, tė gjalla, pėrplot trishtim, sharm e dritė. Gjykuar nga truket narrative, situatat paradoksale e zgjidhjet ekcentrike, shumė krijime tė Teodor Kekos janė shenjat e para tė inaugurimit tė letėrsisė postmoderniste shqipe…

 

Gentian Ēoēoli
Teodor Kekos mendoj se i shkon epiteti “shkrimtar i ndershėm”, pasi ai ka qenė i ndershėm me gjuhėn qė pėrdori dhe librat qė shkroi. Ka shkrimtarė qė pėrpiqen tė krijojnė njė jetė paralele, duke e larguar veten nga vepra qė ata krijojnė, ndėrkohė qė, vepra dhe autori janė njė. Kjo lloj lidhje mes veprės dhe karakterit ėshtė njė burim i shkėlqyer i nivelit letrar dhe nė kėtė konteks, rasti i Teodor Kekos ėshtė njė nga rastet mė unike nė letėrsinė tonė…

 

Blendi Fevziu
Tregimet qė ngjajnė pjesė jete dhe fatesh njerėzore, janė shumė larg temave tė stisura. Jeta ėshtė aty mė e vėrtetė se kurrė, komplekse, me tė gjitha misteret dhe enigmat e saj natyrisht edhe pse e treguar me mjeshtėrinė e njė artisti tė vėrtetė…

 

Arta Marku
Teodor Keko thyen kufizimet dhe bėn njė letėrsi tė drejtpėrdrejtė, tė hapur, pa norma “morale”…

 

Virgjil Muēi
S’ka pikė dyshimi qė, sot e gjithė ditėn, Teodor Keko ėshtė qytetari mė “gojėshthurur” i Republikės sė Letrave Shqipe. Tregimet e tij janė sekuenca tė lakuriqta e tė vrazhda tė njė filmi tė pėrēdoditshėm, tė rėndomtė e tė stėrgjatė qė quhet realitet. Dhe ndonėse ti, nė dukje, je njė spektator dorėjashtė nga gjithė ato histori, befas e ndien veten tė lėnduar e tė prekur nė sedrėn tėnde prej qytetari e familjari model pėr arsyen e thjeshtė se, shkrimtari nė mėnyrė tė paskrupullt shkon e thyen skemėn bardhezi tė telenovelave, ku i Keqi ėshtė gjithmonė tjetri, ndėrsa e Keqja ėshtė jashtė e larg nesh, falė temjanit tė moralit tė gėnjeshtėr me tė cilin rrethojmė vetveten dhe gjithēka qė gjendet brenda rrethit tė pronėsisė sonė tė ligjėruar: gruaja, familja, prona, pozita. Por, ja qė shkrimtari si njė djallush i kudogjendshėm e i padukshėm na pėshpėrit, pa u lodhur e me njė ton ironik te veshi: “Mos harro qė dhe ti je njė mėkatar i vockėl si personazhet e mi, ndaj mos e fshih kokėn nėn rėrė si struci”!... 
 
Neritana Kraja
Tregimet e Teodor Kekos janė pjesė e ciklit tė librave tė tij qė tregojnė Shqipėrinė e tranzicionit “me individė tė fortė dhe shoqėri tė dobėt”…

 

Ky produkt eshte futur ne katalogun tone ne Wednesday 12 November, 2008.
Vleresime
Shporta Me shume
1 x Une dhe ti ne shoqerine shqiptare
$15.00
Info per prodhuesin
Toena
Toena Homepage
Produkte te tjera
Njoftime Me shume
NjoftimeMe njefot mua per te rejat Curriculum vitae - Nga Teodor Keko
Tregoi nje shoku
 
Tregoji dikujt qe ti njeh rreth ketij produkti.
Vleresime Me shume
Shkruaj nje vleresimShkruaj nje vleresim per kete produkt!
Gjuha
English
Monedha

Copyright © 2010 BLEJ.COM - Vendi ku shqiptaret blejne ne Internet
Powered by blej.com