|
Autori
: Teodor Keko
Titulli
: Kryqėzim
Shtėpia
Botuese : Toena
Kategoria
: Poezi tė zgjedhura
ISBN:
978-99943-1-370-9
Formati:
14x20
Faqe:
272
Lexuesi e ndien se
kush e do me tė vėrtetė dhe kush jo, pasi jeton me reflekset dhe instinktet e
tij tė pėrhershme narciztike, si do tė thoshin psikoanalistėt e shumtė tė kohėve
postmoderne.
Parathėnia e librit
Gjashtė tė vėrteta poetike pėr Teodor
Kekon
1.
E bukur, e thjeshtė, e ngrohtė dhe e mbushur plot dritė.
Kėshtu mund tė pėrcaktohet poezia e Teodor Kekos, e cila vjen te lexuesi
shqiptar nė kolanėn e poezisė sė sotme shqipe tė Shtėpisė Botuese Toena.
Kur themi fjalėt e bukur dhe e thjeshtė, e dimė se kemi mundėsi qė tė flasim pėr
gjithēka tė prekshme tė kėsaj bote, qė na tėrheq pas vetes. Kur pėrdorim fjalėt
e ngrohtė dhe e mbushur plot dritė, largohemi prej botės sė pafrymė dhe
hyjmė nė shpirtin e njeriut dhe tė gjithė gjallesave tė tjera, gjerbėrore, ku
drita vjen me reflekse tė shumėfishta dhe tė ndryshme, ashtu si nė poezinė e
Teodor Kekos. Mes pėr mes kėtij kufiri shkrirės dhe reflekseve tė ndėrthyerjeve
tė ndriēimit njerėzor, ėshtė mė lehtė ti thuash lexuesit disa fjalė mbi poezinė
e Teodor Kekos, tė mbushur plot dritė dhe ngrohtėsi vetjake, qė nga poezitė e
tij tė para deri tek ato tė fundit. Kjo frymėmarrje ritmike poetike dhe e
ngrohtė, e ndjek Teodor Kekon gjatė jetės sė tij tė mbyllur njė herė e
pėrgjithmonė para kohe, jo vetėm thjesht si njė shteg i parė nisjeje, si ndodh
rėndon me shumė shkrimtarė tė tjerė. Bota e tij e letrave, sot e pėrgjithmonė,
bashkėjeton mes prozės dhe poezisė.
Sigurisht qė gjithmonė ka njė fillim dhe njė shtysė, tė cilėn e mėsojmė
nėpėrmjet prozės sė tij, ku shpesh gjejmė tė gjitha burimet e jetės personale.
Mjafton qė tė lexosh novelėn e tij Curriculum Vitae, tė shkruar me njė frymė
dhe me ngut, si pėr ta lėnė para vdekjes bekimin dhe dashurinė e tij, ku Teodor
Keko lė pėr tė gjithė pėrshkrimin e shtratit tė tij djaloshar ku mbetėn tė
varura mbi kokė brilantet mė tė ngrohta, mė me dritė, mė tė thjeshta dhe mė tė
drejtpėrdrejta tė poezisė shqipe.
Poezia e Teodor Kekos ndėrhyn me tė madhe nė kėtė histori tė gjatė tė poezisė
shqipe, ku me kohėn tonė lumenjtė nderojnė rrjedhėn nė rendjen drejt dashurisė,
si thotė poeti nė poezinė Sėrish si djalė ēapkėn do fishkėllejė horizonti dhe kur
jetojmė nė njė vend ku si ogur i keq, hollė vishen njerėzit dhe monumentet
tmerrėsisht trashė te poezia Shqipėria, dhjetor 90 - janar 91.
2.
Kėshtu pėr Teodor Kekon fillon njė rrugė e gjatė poetike, qė do ta renditė atė
nė radhėn e poetėve mė tė dashur dhe mė tė drejtpėrdrejtė shqiptarė, njė poezi
qė pėrmban njė mister tė madh suksesi.
Bėj ta gjej ēelėsin e kėtij misteri te proza e tij qė thyen norma dhe kanune tė
vjetra letrare, nė tė kundėrt tė poezisė sė tij tė mbėshtetur nė traditėn e
gjatė dhe tė dridhshme.
Dhe ndoshta dėshiroj ti them lexuesve tė tij se te Teodor Keko ndodh njė kėmbim
i ēuditshėm letrar, qė vlen si njė rrugėzgjidhje origjinale. Nė prozėn e tij,
nėpėrmjet personazheve qendrore tė shkruar pothuajse gjithnjė nė vetėn e parė,
zbulohet sė pari bota e brendshme dhe e turbulluar e njė njeriu ku shpesh janė
tė tjerėt qė i zbulojnė veten. Nė poezinė e Teodor Kekos, qė nga fillimet e tyre
deri te poezitė e fundit, ėshtė vetė poeti qė shėrben si reliev pėr tė zbuluar
plotėsisht gjithēka rreth e rrotull. Ēelės i ēuditshėm ky, ēelės i pėrkryer pėr
tė zbuluar botėn.
3.
Kush lexon poezinė e Teodor Kekos qė nga fillimet e veta deri nė fund tė jetės
sė tij tė shkurtėr, por tė padorėzuar asnjėherė para vdekjes, ka tė drejtė qė ta
konsiderojė kraharorin e unit tė tij poetik si njė truall prej nga lind dhe
ndriēohet njė vizion pėr tė tjerėt.
Kam dėshirė tė citoj njė nga poezitė e tij tė para tė vitit 1980.
Kur nisem pėr te ty vetėtij dhe bubullij,
Bėhem trim i madh dhe mė pushton njė guxim i rrallė.
Para teje hesht. Nėn heshtje zbardhem dhe ngrij.
Zbres nė zemrėn tėnde lehtė, siē bie nė rrugė borė e bardhė.
Zbres atje dhe dashurinė time ngroh,
Dhe pres tė vijė pranvera e fara tė ēelet.
Kur tė ndodhė kjo, kur tė ndodhė kjo....
Trim i madh do tė bėhem dhe do tė bubullij patjetėr.
Ka nė kėtė poezi mundėsi dhe pamundėsi pėr njė ngrohtėsi dhe dritė mė tė madhe
qė nuk gjendet dot pa praninė e njeriut tjetėr, atij mė tė dashur. Kėshtu, hap
pas hapi fillon e ndihet nė poezinė e Teodor Kekos prania e domosdoshme e tė
tjerėve, si njė dialog i hapur pranimi, si njė univers dashurie qė krijon njė
botė tė tėrė tė domosdoshme, njė kėrkesė qė nė subkoshiencėn njerėzore, njeriu e
pati kėrkuar qė nė zgjimin e tij tė parė. Por qė nuk e dallojnė dot tė gjithė.
Do tė ishte fare e pakuptimtė sikur nė mes tė radhės sė gjatė tė tė tjerėve,
ēuditėrisht dhe para kohe Teodor Keko tė mos shihte edhe vdekjen si nė poezinė
Larg. Afėr, ku ai thotė:
Dėgjoj trokitjen, puthjen ia ndiej,
Shprishje gjymtyrėsh nė trupin tim.
I dashuruar pas dashurisė. Mbeta
I veshur nė qefin.
Sot sėshtė ēudi nė prag tė jetė
Duke trokitur vetė dashuria.
Por unė se njoh. Kam frikė. Hap derėn.
Drejt vdekjes shkoj, siē njė jetė ika.
Dhe pastaj njė tufė tė freskėt poezie pėr praninė dhe njohjen njerėzore, me
poezi pėr shokun e vet Shekspir, tė njohurin e tij Meksi apo pėr vajzėn qė rri
nė dritare si nė poezinė Fryma nė xham dhe bota nė dritare.
Kėshtu, pranė poetit renditet njė botė e madhe ku njerėzit e dashur, Irena qė e
lė poetin pa ėndrra si nė shkretėtirė (Kur dikush bri meje thotė Irenė) apo dy
punėtore qė rregullojnė ekspresin nėn hėnėn si kurriz delfini (Peizazh nė
plazhin dimėror) renditen pranė selvive qė nuk duhen prerė, pasi nė to ka
trishtim, ka dashuri.
Ky pranim kėrkon njė zemėr tė madhe.
4.
Qė tė arrish tė zbulosh praninė e tjetrit, kaq thjesht, kaq butė dhe kaq
poetikisht, Teodor Keko nuk ka nevojė tė kapėrcejė nėpėr barriera. Prania e
tjetrit e hap botėn, e zbėrthen nė mėnyra-mėnyra. Pikėrisht nga kjo koshiencė e
parė njerėzore, njeriu bėhet i ndėrgjegjshėm pėr veten dhe pėr shoqėrinė deri nė
atė masė sa krijon vizionin e atdheut dhe tė njerėzve tė kėsaj bote. Ta ndiesh
apo ta shohėsh botėn bėhet pothuaj njėsoj nė njė botė kaq tė personalizuar tė
njė njeriu tė vetėm poezie, kaq tė personalizuar prej njė njeriu tė vetėm.
Kėshtu poeti duket sikur e merr nė duart e tij pėr ta treguar si fėmijė pyllin
dhe heshtjen, vajzėn qė do dhe emrin e thjeshtė tė njė shoku, nė njė dialog
gjithnjė mė tė hapur dhe mė tė domosdoshėm herė me atin, herė me birin, herė me
fėmijėn e vogėl tė porsalindur, pasi poeti vetė nuk jeton dot pa tė tjerėt. Nė
kėtė kėndvėshtrim, mjetet poetike gjithashtu janė aq tė buta, tė brendshme dhe
pothuaj tė padukshme, pothuajse si lėnda vetė, pasi pėr tu parė ėshtė gjithmonė
e nevojshme pasqyra e shpirtit tė njeriut.
Janė shumė arsye tė ēuditshme qė e rendisin poezinė e poetit pranė gėzimit,
haresė dhe shpengimit emocional qė jeton si pasojė e kėsaj marrėdhėnie me tė
tjerėt, qė nuk ka se si ta gjesh kaq hapur dhe nė mėnyrė kaq ngazėlluese nė
prozėn e tij. Por ajo qė bashkon poetin me prozatorin ėshtė ky terren plot
reflekse shoqėrore. Me poezinė e tij, Teodor Keko tė udhėheq drejt shtigjeve tė
njė qytetėrimi pothuaj personal dhe tė domosdoshėm. Dhe, mbi tė gjitha, ai
kėrkon praninė e dashurisė.
Po forca?, do tė pyesė ndonjėri. E bukur, e thjeshtė, e ngrohtė, inteligjente
ėshtė poezia e tij, ashtu si ėshtė kaq vrojtuese dhe kaq zbuluese pėr marrėdhėnie
pa fund tė qenies njerėzore me tė tjerėt, derisa shtrihet pėrtej natės nė pyllin
e heshtur (Natė nė pyll). E kėrkojmė kėtė forcė njerėzore nė poezinė e tij tė
qetė dhe njėkohėsisht tė trazuar, qė pranon brenda edhe harresėn, edhe
trishtimin.
E thėnė pa frikė, nė poezinė e Teodor Kekos forca e tij e vetme mbetet gėzimi qė
mbisundon edhe vdekjen. Dhe pėr kėtė forcė ai shkruan poezinė lapidare qė
zbėrthen sekretin e forcės sė tij poetike.
Hapi krahėt!
Nė gjoksin tėnd Dajti
U struk si foshnjė.
Jo ti,
Natyra
Ėshtė foshnja jote.
Nė njohjen dhe praninė e tjetrit ose tjetrės, poeti krijon pak nga pak botėn e
tij shoqėrore. Dhe ai vetė, si thotė nė poezi, mbetet natyra.
5.
Nė poezitė e tij tė botuara nė vėllime tė ndryshme, gjendet megjithatė njė
vjershė e rrallė qė i drejtohet vetvetes (Teodorit tė dashur), e cila nė asnjė
ēast dhe nė kundėrshtim me tezat e narcizmit njerėzor, megjithatė nuk flet aq
pėr vetveten, sa pėr shndėrrimin e njeriut, sado qė te Keko nuk kalon dot nė
mutacion.
Nga jeta ime shtegtuan zogjtė,
Dhe njerėzimi e humbi seksin,
Tani unė flas pėr ēdo tė lindė,
Pa parė turmat qė po vdesin.
O miku im oportunizėm,
Ma hėngre kokėn, ma bėre gropėn,
Kujt ti ankohem. Kė tė mallkoj,
Mė mirė po ik tė plehėroj botėn.
Gjoksi i tij poetik, sa herė qė shfaqet, ėshtė aq i njerėzishėm, sa shndėrrohet
dalėngadalė nė njė reliev metaforik, pėr tė rilevuar vetėm tė tjerėt.
Poezia dhe jeta e tij ėshtė aq bujare sa tua lėrė vendin edhe tė tjerėve.
Kėshtu nė poezinė e Teodor Kekos fillon tė ndihet prirja e sinqertė e njė
largimi, si njė dėshirė tjetėr pėr tė gjetur pėrmasat e lartėsive, ose tė
thellėsive.
Poetit i largohen shpesh dashuritė, si diēka na ishte qė kurrė nuk ndodh (Fatkeqėsia),
largohen vitet, vijnė ndarjet derisa arrin dhe finalja e vėrtetė e tij
ekzistenciale (Ftohtė).
Askush skuptoi se gjithė ky ujė
Vajtimi im qe, madhėshtor.
TĖ DUA, thanė ujėrat me zhurmė,
Po kush dėgjoi dhe kush dėgjon.
Disa nga poezitė e tij mė tė bukura dhe mė tė ndiera janė shkruar kur poeti
mėsoi se kishte tė strehuar nė trupin e tij vdekjen e parakohshme. Por ai ėshtė
i gatshėm ta pranojė fundin.
Nga poshtė gjithēka duket e madhėrishme,
Mjerė ju kundruesit e botės nga lart!
Nuk ka mė pėr poetin asgjė tė dhimbshme dhe tė papranueshme. Kjo ėshtė ndoshta
kundėrshtia e tij e vetme. Pranimi.
Shpirti i tij krijohet vėrtet si nė njė reliev qė tėrhiqet. Kėshtu ai lė nė
poezi, sipėr trupit dhe shpirtit tė tij, vetėm atė qė mbetet e pėrjetshme.
Kėshtu ai lė pas njė botė poetike ku lėvrijnė dhe marrin frymė gjithnjė tė tjerė
dhe tė tjerė, poezi tė tilla brilante e njerėzore dhe shumė tė prekshme, madje
tė brishta dhe delikate, si: Dashuri e pėrjetshme, Pa kthyer kokėn, Unė tė
kam dashur, por..., I mundur, Magjepsėsja, Letra dashurie, etj., etj., si
do tė thoshte vetė poeti.
6.
Lexuesi qė mirėpret poezinė e Teodorit i ngjan njė lloj radari. Ėshtė lexuesi qė
ndien dhe provon sė pari sinqeritetin e njė njeriu pėr njeriun. Nė thelb tė
kėtij pranimi tė vėrtetė poetik qėndron dashuria njerėzore, tė cilėn nė prozė
Teodor Keko nuk dėshiron ta shfaqė kaq hapur dhe kaq nė dritė, duke i dhėnė
poezisė tipare tė veēanta dhe tė dallueshme prej prozės sė tij tė gjallė
jetėsore.
Lexuesi e ndien se kush e do me tė vėrtetė dhe kush jo, pasi jeton me reflekset
dhe instinktet e tij tė pėrhershme narciztike, si do tė thoshin psikoanalistėt e
shumtė tė kohėve postmoderne. Teodor Keko pranon njeriun deri nė banalitetin dhe
nė surogaton e tij. Por nė poezi, mė shumė se nė prozėn e tij, ai ėshtė i
gatshėm qė tė pastrojė njeriun me shpirtin e tij tė madh dhe tė ēiltėr. Ai ėshtė
dashamirės dhe i ēelėt.
Ndoshta kjo ėshtė njė nga magjitė qė i shkakton popullaritetin, tė ndėrtuar edhe
nė vargje.
Qofshim njė ditė tė shtatė nė pushim si vetė i zoti i vargjeve tė kėsaj
pėrmbledhjeje, sa herė qė do tė vazhdojmė tė flasim dhe tė flasim pėr poezinė e
Teodor Kekos, ku arti dhe jeta, pas njė krijimi tė vėrtetė, na kanė dhėnė njė
kolazh tė pėrbashkėt dhe tė njėsuar.
Natasha Lako
|