Vepra e plote poetike e Ali Asllanit

$28.95

Untitled Document

Titulli: Vepra e Plotë Poetike, Ali Asllani
Poezi (kopertinë e trashë me xhaketë)
Autori: Ali Asllani
Përgatitur nga: Nasho Jorgaqi & Ardian Klosi
Shtëpia botuese: K&B
Viti: 2011
fq. 386
Pesha: 0.76 kg 
ISBN: 978-99956-840-8-2

Mbi librin

Më sëfundmi vjen edhe "Vepra e plotë poetike" e atdhetarit Ali Asllani.

Për herë të parë, pas një numri sprovash e përzgjedhjesh prej vitit 1992 e këtej, krijimtaria e poetit i jepet e plotë publikut. Duke e patur në dorë publiku do të kuptojë që Ali Asllani, i cili në dhjetëvjeçarin e kaluar shpesh u trajtua si një barb gjysëm-folklorik, në të vërtetë është një nga poetet më të rëndësishëm shqiptarë të shekullit 20. Hapi i krijimtarisë së tij shkon nga poezia e mirëfilltë patriotike-politike, te sotirat e holla shoqërore e sidomos poezia lirike-sensuale, ku rivalet i ka veç në krijuesit anonimë të popullit dhe poetët e mëdhenj të Orientit.

Ali Asllani (1882-1966) është pa dyshim së bashku me Lasgushin një nga poetët më të rëndësishëm të Jugut shqiptar në gjashtë dhjetëvjeçar pas Pavarësisë. Ai arriti ta kapë shpirtin e poezisë anonime shqipe si rrallëkush tjetër. Dhe meqë i këndoi aq bukur Vlorës dhe atdheut, trimërisë e dashurisë së mirëfilltë dionisiake, gabimisht e mbajtën si një poet gjysmë-folklorik. Ndërkaq poezia e tij ishte po aq e kultivuar sa dhe jeta dhe pamja sqimatare e ish-sekretarit të qeverisë së Ismail Qemalit, e diplomatit të viteve 20 e 30 dhe kryebashkiakut të Vlorës.


Add to Cart:

  • Shipping Weight: 4lbs
  • 34 Units in Stock



This product was added to our catalog on Saturday 14 April, 2012.

Your IP Address is: 54.83.81.52