Kloroform

$15.00

Autore: Klara Buda
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2010
f. 200
Pesha: 0.15 kg
ISBN: 978-99943-0-193-3
Kopertina e pasme

Përmes një morie ngjarjesh që ndjekin njëra-tjetrën me një shpejtësi marramendëse, një grup studentësh do të gjenden ballë për ballë me diktaturën dhe do të zbulojnë mizorinë e saj. Gjithshka do të marrë tatëpjetën thjesht nga një gabim fatal në një mbrëmje të zakonshme…

Nga dashuria e ndaluar, tek dhunimi i intimitetit e duke përfunduar tek morfinomanët e fshehur në statistikat zyrtare Klara Buda trajton temat më tabu të brezit të saj.

Eshtë fiksioni që mungonte mbi diktaturën, me të cilin Klara Buda me formim perëndimor, hyn denjësisht në letrat shqipe.

I përpunuar me art, imagjinatë dhe ndjenjë, « Kloroform » është një roman që lexohet me një frymë dhe të mban pezull deri në rrjeshtin e fundit.
Mbi autoren

Klara BUDA ndjek studimet universitare për letërsi moderne dhe të krahasuar në Sorbonë, Paris IV, duke ndryshuar drejtimin fillestar – atë të mjekësisë veterinare. Më pas pranohet në Ecole Pratique des Hautes Etudes, në degën metoda të historisë, arkeologjisë dhe histori arti. Në vitin 1996, nën drejtimin e albanologut Christian GUT, mbrojti Dimplome d’Etude Approfondi në histori arti, duke u bërë kështu e para shqiptare e diplomuar nga ky universitet prestigjioz. Paralelisht me studimet universitare, punon në Paris, në sektorin e komunikimit të UNESCO-s, si gazetare për BBC-në dhe në Radio France Internacionale, ku aktualisht është shefe e shërbimit shqip.

Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 20 Units in Stock
  • Manufactured by: Dudaj



This product was added to our catalog on Tuesday 10 April, 2012.

Your IP Address is: 54.198.28.114