Cështje të marrëzisë

$12.95

Titulli. Çështje të marrëzisë

 

Titulli. Çështje të marrëzisë
Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
F. 112
21 cm.
ISBN 99927-45-19-3
Pesha: 0.18 kg.
 

Mbi romanin
Romani “Çështje të marrëzisë” është rikthim në pikën fillestare, rikthim në pikën e nisjes së aventurës kadareane, rikthim në fëmijëri, mu aty ku ka nisur aventurën për gjetjen e një çelësi për shpjegimin e botës. Dhe ashtu siç ndodh me fëmijët, që duke u kuturisur nëpër skuta, zbulojnë hyrjen e një bodrumi ku rri i fshehur një thesar i shumëkërkuar nga të tjerët, kështu ndodh edhe me Kadarenë: mu këtu, në fëmijëri ai gjen çelësin e shpjegimit të botës. “Bota është e marrë” - zbulon Kadare. Dhe e vetmja e vërtetë për shpjegimin e saj është marrëzia. Por kjo e vërtetë e thjeshtë nuk mund të zbulohet me asnjë nga instrumentet e njohjes që ka shpikur njerëzimi, me asnjë nga teoritë, ideologjitë, apo kuturisjet e marra nëpër botë. Ajo zbulohet vetëm me naivitetin e fëmijës. Vetëm syrit të pafajshëm fëmijëror i zbulohet e vërteta e madhe. Dhe e vërteta e madhe e botës është marrëzia. 

Në këtë këndvështrim, romani “Çështje të marrëzisë” është njëherësh kthim nga një aventurë dhe rinisje drejt një aventure tjetër. Pasi na ka joshur me aventurën e tij nëpër botë, Kadare me këtë roman na fton në një aventurë tjetër.  Madje, vetë romani duket sikur tallet me aventurat e mëparshme. Romani i ngjan në këtë kuptim “Don Kishotit” të Servantesit: një narracion që tallet me rrëfimet kalorësiake pararendëse. “Hani” i Kadaresë është fëmijëria e tij. Prej aty ai niset në eksplorimin e marrëzisë.

Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 11 Units in Stock
  • Manufactured by: ONUFRI



This product was added to our catalog on Wednesday 18 April, 2012.

Your IP Address is: 54.224.121.67