Identiteti europian i shqiptarëve

$9.95

Titulli: Identiteti Europian i Shqiptarëve
Sprovë
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri, 2006
ISBN 99943-32-91-0
f. 64
Pesha: 0.10

Libri që hapi debat

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve". Debati nisi nga një "sprovë", një libërth i Kadaresë që arsyetonte rreth Identitetit Kombëtar të Shqiptarëve. Ndonëse nuk pati ndonjë arsye konkrete dhe se gjuha e përdorur nga Kadare ishte shumë e butë, Qosja iu përgjigj me një seri shkrimesh në gazetën Shqip të Tiranës duke e akuzuar shkrimtarin për rracizëm ndaj muslimanëve shqiptarë dhe muslimanëve në tërësi. Pas kësaj vijuan akuzat për pandershmëri, për konformitet përballë rregjimeve etj.

Debati Kadare-Qose u shoqërua në të njejtën kohë nga rigjallërimi i diskutimit publik mbi rolin e Kadaresë në persekutimin e ish- të dashurit të vajzës së saj gjatë kohës së rregjimit politik, ku kryesisht për arsye tregtare, media e Tiranës u nda në mbështetëse të Kadaresë dhe sulmuese të saj. Për rrjedhim, TV Klan, gazetat Shekulli e Korrieri, mbështetën shkrimtarin. Pozicioni i TV Klan u kondicionua nga pragmatizmi komercial, pra Kadare dha intervistën ekskluzive të sqarimit në këtë televizion. Për rrjedhojë, Gazeta Shqip, Gazeta Shqiptare dhe Top Channel, zunë pjesën anti-kadare të tregut të medias.

Gjatë intervistave të mëvona, Kadare kërkoi falje në një farë mënyre për deklaratat e tij për "identitetin europiano-kristian të shqiptarëve", duke thënë se kur i pati propozuar Ramiz Alisë rihapjen e kishave, nuk e kishte menduar se Islami do të vazhdonte të ekzistonte në Shqipëri pas rënies së komunizmit.

Hyrja e librit

Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit evropian, popull themeltar në rrafshin e tij, ashtu siç është pranuar gjuha shqipe nga gjithë gjuhëtarët e mëdhenj, si një ndër dhjetë a dymbëdhjetë gjuhët bazë të kontinentit.

Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre që me çdo kusht duan ta zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë vëren se gjer në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet “Turqia evropiane”.

Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trakoilirëve. Historia e Shqipërisë, ashtu si e gjithë gadishullit, gjer në pushtimin otoman, është pjesë e kronikës mesdhetare evropiane. Së paku tri qytete kryesore të saj, me jetë të pandërprerë, Durrësi, Shkodra dhe Berati, kanë afërsisht një moshë me Romën.

Shënim: Ky titull dhe autori bëjnë pjesë në listën me librat & autorët më të shitur për vitin 2009.

Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 12 Units in Stock
  • Manufactured by: ONUFRI



This product was added to our catalog on Wednesday 18 April, 2012.

Your IP Address is: 54.224.121.67