Kështjella

$14.95

Titulli: Kështjella
Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
304 f.; 21 cm.
Pesha: 0.40 kg.
ISBN 99927-53-45-5

 

Mbi romanin
Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror. Më se një dUzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, përbëjnë kontingjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake - që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.


Në fillim mënyra e tregimit të këtij romani është irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga këndvështrimi i pushtuesve të mëvonshëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrin të hedhë dritë mbi karakterin psikologjik të kundërshtarit. Tursun Pashai karakterizohet nga një pasion i çmendur për pushtet, i cili e kthen mënyrën e tij të të vepruarit në një refleks të ulët, të pamenduar. Nga ky rrethim varet tërë nderi i tij personal, asnjë përllogaritje politike nuk ka më rëndësi...


Add to Cart:

  • Shipping Weight: 3lbs
  • 23 Units in Stock
  • Manufactured by: ONUFRI



This product was added to our catalog on Wednesday 18 April, 2012.

Your IP Address is: 54.144.21.195