Kush e solli Doruntinën ? - Ismail Kadare

$14.95

 

Titulli: Kush e solli Doruntinën
Roman
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
F. 200 ; 21 cm.
ISBN 99927-53-89-7
Pesha: 0.29 kg.

Mbi romanin

Konstandini është figura e të vetmit disident në galerinë e personazheve kadareane. Ai nuk është aspak kundërshtar politik i shpallur, por i përket botës së fantazmave dhe ashtu si shajnitë e të atit të Hamletit, ai rikthehet për të trazuar shpirtin e të gjallëve. Si ai që mbrohet pas një pusie, Ismail Kadareja është zatetur pas një legjende romantike, baladës së Konstandinit dhe Doruntinës për të shkruar librin e vet më të pafajshëm e njëherazi më politik. Meqë gjallojnë shumë motërzime të kësaj balade, shkrimtari ka zgjedhur atë që i është dukur më e pasur dhe më e fisme, domethënë, atë të arbëreshëve, shqiptarë të vendosur në Italinë e Jugut qysh në mesjetë. Ndoshta këta emigrantë, që janë larguar që   me ardhjen e osmanëve, janë më të aftët për të ruajtur të gjallë një legjendë të tillë, duke ndier se kanë gjëra të përbashkëta me këtë Konstandinin që vete dhe vjen midis jetës dhe vdekjes.

Pak shkrimtarë shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë baladë, por Kadareja e ka përdorur herët, qysh më 1962, në kohën kur hidhte në letër belbëzimet e para të “Muzgut të perëndive të stepës”. Pasi ishte shfaqur fare shkurt te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, legjenda së cilës shkrimtari nuk ia kishte shterur mundësitë, mori përmasën e vet romaneske me “Kush e solli Doruntinën”.

Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 12 Units in Stock
  • Manufactured by: ONUFRI



This product was added to our catalog on Tuesday 17 April, 2012.

Your IP Address is: 54.224.121.67