Ra ky mort dhe u pamë

$14.95

Titulli: Ra ky mort e u pamë
Ditar për Kosovën
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
293 f.; 21 cm.
Pesha: 0.38 kg.
ISBN 978-99927-30-84-6

Mbi librin
Ne kishim qenë prej kohësh brenda saj, por veç tani, spikama e tragjedisë u bë zotëruese. Të gjitha ngjarjet e përditshme, deklarimet e Këshillit të Sigurimit, ose të NATO-s, nisja e aeroplanmbajtëseve, bombardimet, masakrat, shpërnguljet, merrnin aty për aty një zi sipërane, dendësoheshin brenda një ngrehe, që ngjante e mbinatyrshme, si në teatrin antik, por që s’ishte veçse pjellë e jetës sonë. Kështu, përpara syve të gjithë botës,   popullit shqiptar i ra për pjesë të përjetojë një nga zezonat e rralla që kanë tronditur këtë planet. Që nga lozhat e tyre, të tjerët e ndoqën me javë e me muaj krusmën e tij. Shumica, me dhembje e brengë, disa me shpërfillje e të tjerë, më të paktë, me cinizëm. Kështu, e panë si u godit me sëpatë, si u shkul nga themelet, si u rrëzua e si u ngrit prapë duke iu marrë këmbët nga ai tmerr.

Këto shënime japin ngjarje të përditshme e të veçuara, ashtu siç kanë ndodhur ditë pas dite, gjatë këtyre dhjetë muajve. Ato janë lënda e një drame të shpërbërë, ose më mirë gurët e saj. I përket lexuesit që, gjatë leximit, t’i bashkojë në mendjen e tij, për të ndërtuar ai vetë katedralen e një vuajtjeje.


Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 12 Units in Stock
  • Manufactured by: ONUFRI



This product was added to our catalog on Tuesday 17 April, 2012.

Your IP Address is: 54.90.92.204