Stinë e mërzitshme në Olimp

$9.95

 

Titulli: Stinë e mërzitshme në Olymp
Dramë
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
F. 200 ; 21 cm.
Pesha: 0.26 kg
ISBN 99927-45-75-4
 

Mbi veprën

Zeusi ndihet i kërcënuar nga një komplot dhe “çështja Promethe”, para pajtimit mes atyre të dyve, është procesi i parë politik i historisë. Edhe pse e ka pushuar luftën me zotin madhor, Prometheu prapë nuk ndihet i qetë. Tashmë i liruar nga prangat, ai merr pjesë në një shpërthim nuklear dhe aty e kupton se ç’ka bërë qenia njerëzore me zjarrin që ai u fali. Që nga ai çast, mendja e tij fillon të torturohet nga dyshimi, që është po kaq i dhimbshëm, sa edhe çukitja e dikurshme e sqepit të shkabës.

Fati i Prometheut ka për të qenë gjithmonë brengosja e tij për njerëzit. Ky është dhe vazhdimi i mëtejshëm i mitit të shtjelluar në “Stinë e mërzitshme në Olymp”. Cilatdo qofshin krimet dhe fajet e kryera nga njerëzimi, titani s’do të heqë dorë nga roli i tij si avokat mbrojtës për ta: “…e ndiej se kurrë nga njerëzit unë s’do të ndahem. Mallkim për ta s’do të nxjerr, as klithmë pendimi”, thotë ai në monologun final. Në fund të fundit, ashtu si eseja për Eskilin është, pak a shumë, një pasqyrim i fatit të Kadaresë, këto mendime për Prometheun modern shkojnë drejt një refleksioni për rolin e artistit e të shkrimtarit, që, nëpërmjet veprës së vet, i jep një pasqyrë njeriut të përjetshëm dhe i ruan kujtesën përballë atyre që duan ta nënshtrojnë e ta fusin nëpër kallëpe.


Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 12 Units in Stock
  • Manufactured by: ONUFRI



This product was added to our catalog on Tuesday 17 April, 2012.

Your IP Address is: 54.156.82.247