Tri këngë zije per Kosovën

$9.95

 

Titulli: Tri këngë zie për Kosovën
Novela
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
F. 89 ; 21 cm.
Pesha: 0.12 kg
ISBN 978-99927-30-18-8

Mbi novelen

Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte. Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë. Dëgjuan britmat e ngadhënjimit që erdhën nga shatorja e kryekomandantit, kur qendra e turqve nisi të epej si një hark nën trysninë e të krishterëve. Britmat u përsëritën disa herë, por ata e kishin të vështirë të kapnin atë që ndodhte. Me sytë e lodhur nga drita përpiqeshin të ndiqnin lëvizjen e flamurëve me kryq, që çanin si pykë midis atyre me gjysmë hënë. Kishte përherë një ankth në atë tepri drite. Ishte si pijet dehëse të një nate më parë. Po shtyhen si tepër! tha një rapsod i vjetër boshnjak. Ishte po ai që natën e mëparshme kishte thënë se askush s'duhet të pijë para betejës, madje as princat. Britmat nga shatorrja e princ Llazarit gjëmuan prapë, kur një grumbull kalorësish serbë parakaluan furishëm përpara tij. Kur ushtarët rendën përbri tyre, rapsodët e kuptuan arsyen e brohoritjes: këmbët e kuajve ishin plot mjaltë e oriz të ngjitur, çka dëshmonte se ushtria e krishterë e kishte çarë kaq keq ushtrinë turke, saqë kishte dalë gjer në prapavijën e saj, duke shembur fuçitë e ushqimeve. Aty-këtu dëgjoheshin britmat “fitore!”, por Gjorg Shkrelit nuk i ndahej një ndjenjë ankthi. Ishte gjithmonë ajo dritë e tepërt, dehëse, që nuk i linte të qetë.

Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 21 Units in Stock
  • Manufactured by: ONUFRI



This product was added to our catalog on Tuesday 17 April, 2012.

Your IP Address is: 54.144.21.195