Flijimi per Lirine - Jakup Krasniqi

$22.95

Titulli: Flijimi për lirinë
Origjinali: Flijimi për lirinë
Gjinia: Histori
Autori: Jakup Krasniqi
Shtëpia botuese: Buzuku
Viti: 2011 
Fq. 192
Pesha: 0.28 kg
ISBN: 978-9951-08-151-1

Koment mbi librin

"Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.

Ky libër nuk është fryt i një pune të vazhdueshme prej kureshtjes intelektuale, por është fryt i një pune përkushtuese shumëdimensionale, i një pune të vullnetshme të bërë me mendje e zemër, i një pune të lidhur sa ngushtë, do të thosha edhe shpirtërisht, me çdo përvjetor të Adem Legjendarit, të Jasharëve Biblikë, të UÇK - së, të datave të rëndësishme të luftës çlirimtare, të personaliteteve dhe ngjarjeve të tjera të lidhura në mënyrë të pandashme, siç janë mishi dhe thoi, me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, me Komandantin Legjendar, Adem Jasharit, me familjen e Jasharëve të Prekazit dhe Epopenë e Lavdishme të 5, 6 dhe 7 marsit 1998."

Dr. Jakup Krasniqi

Mbi autorin

Dr. Jakup Krasniqi është një nga personalitetet më të shquara politike të Kosovës. Pas kryerjes së normales dhe studimeve (Fakulteti Filozofik, dega Histori) iu përkushtua, krahas punës së pedagogut, veprimtarisë klandestine politike. I burgosur politik (1981 - 1991), veprimtar i pakursyer, fillimisht në LDK (anëtar i Kryesisë), deputet i parlamentit të dalë nga zgjedhjet e para të lira (1992 - 1998) do të zhvillojë veprimtari politiko - ushtarake qysh nga formacionet e para klandestine, që çuan në formimin e UÇK - së, duke qenë edhe zëdhënës i saj.

Mori pjesë në Konferencën e Rambujesë, ishte ministër në Qeverinë e Përkohshme, ndërsa pas zgjedhjeve të para të pasluftës Ministër i Shërbimeve Publike nga radhët e PDK - së. Nga zgjedhjet e vitit 2007 dhe 2010 është kryetar i parlamentit të Kosovës. Krasniqi është doktorant i historisë, ndërsa deri më tani ka botuar shtatë libra: "Kthesa e Madhe - Ushtria Çlirimtare e Kosovës", "NJë luftë ndryshe për Kosovën", "Pavarësia si kompromis", "Kosova në kontekst historik", "Lëvisja për Republikën e Kosovës 1981 - 1991 sipas shtypit shqiptar", "Pranvera e lirisë ‘81" dhe "Guxo ta duash lirinë".


Add to Cart:

  • Shipping Weight: 4lbs
  • 13 Units in Stock
  • Manufactured by: Shtepia Botuese BUZUKU



This product was added to our catalog on Monday 16 April, 2012.

Your IP Address is: 54.156.82.247