Lulekuqet mbi mure

$12.95

Përshkrimi: Jetimët e një strehe vorfnore, nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre, pastrojnë çdo natë parrullat që njerëzit kanë shkruar kundër fashizmit. Katër shokë të vegjël, Jaçe, Lelo, Bardhi, Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit, Sulo i vogël përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.

Bashkëpunëtorë: Pullumb Kallfa, Namik Prizreni, Marika Vila, Saliko Hoxha

Aktorë: Timo Flloko, Agim Qirjaqi, Kadri Roshi, Alfred Kote, Liza Lasku, Anastas Kristofori, Luan Qerimi, Pavlina Mani, Enver Dauti, Strazimir Zajmi, Enea Zhegu, Artur Hoxholli, Krenar Arifi, Gjergj Pilika, Roland Ohri, Robert Xhuli

Vlerësime: Skenari fiton çmimin e II në Konkursin Kombëtar të Dramaturgjisë, 1976. U shpall filmi më i mirë i Festivalit të II të Filmit Shqiptar 1977. Timo Flloko, Agim Qirjaqi e Kadri Roshi morën medalje. Dh. Anagnosti merr çmimin e Republikës së Kl.I, 1979. Merr çmimin e I në Festivalin Ndërkombëtar të filmit Beograd, 1980. Namik Prizreni e Kujtim Lako u nderuan me medalje. Filmi merr medaljen e Artë në Giffoni, Salerno, Itali, 1985. Diskutimi i filmit në Këshillin Artistik të dt. 17.12.1976. Diskutojnë Dalan Shapllo e Vangjush Zallëmi. Filmi miratohet. Diskutimi i filmit me Ministrinë dhe me aparatin e KQPPSH në dt. 17.12.1976. Diskutojnë Meto Metaj, Xhelil Gjoni, Tefta Cami, K. Xhokaxhi, Anastas Kondo, Limoz Dizdari, Vangjush Zallëmi. Filmi vlerësohet, por do të shihet përsëri, pasi të jenë plotësuar vërejtjet e sugjeruara.

Regjia: Dhimitër Anagnosti
Skenari: Petraq Qafzezi, Dhimitër Anagnosti
Muzika: Kujtim Laro
Producent: Shqipëria e Re
Viti: 1976
Kohëzgjatja: 90 min

Add to Cart:

  • Shipping Weight: 2lbs
  • 24 Units in Stock
  • Manufactured by: Kinostudio " Shqiperia e re"



This product was added to our catalog on Sunday 15 April, 2012.

Your IP Address is: 54.224.121.67